Flash

2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

Lapsi.al 14 November 2025
2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8

Vitit pas viti aktiviteti ekonomik po përqendrohet në zonën metropolitanine, Tiranë -Durrës, teka pesha e qarqeve me periferike të vendit po vjen në rënie.Të dhënat Rajonale zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2023 Tirana kontribuonte me 44 për qind të PBB-së kombëtare. Përgjatë 2029-2023 Tirana ka rritur peshën e saj me 1.2 pikë përqindje në PBB-në kombëtare, ndërsa Durrësi me 0.6 pikë përqindje.

Zhvillimet tregojnë zgjerimin e ekonomisë në zonat metropolitane dhe bregdetare, të mbështetura nga shërbimet, ndërtimin dhe turizmi. Edhe Vlora dhe Berati kanë shënuar rritje modeste, përkatësisht me 0.2 dhe 0.1 pikë përqindje, ndërsa Shkodra ka ruajtur të njëjtën peshë ekonomike përgjatë 2019-2023.

Në krahun tjetër, pjesa më e madhe e qarqeve të tjera ka humbur terren në kontributin ndaj ekonomisë kombëtare. Korça rezulton me rënien më të madhe, duke humbur 0.7 pikë përqindje në periudhën 2019–2023, e ndjekur nga Fieri, Gjirokastra dhe Lezha me rënie nga 0.3 pikë përqindje secila. Edhe Kukësi, Dibra dhe Elbasani kanë pësuar tkurrje më të lehtë në peshën e tyre në PBB kombëtare.

Kjo zhvendosje e aktivitetit ekonomik në zonën Tiranë -Durrës tregon për thellimin e pabarazive rajonale në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa qarqet juglindore dhe veriore përballen me rënie të aktivitetit ekonomik dhe humbje të rolit të tyre në prodhimin kombëtar.

Të dy qarqet e Tiranës dhe Durrësit përfitojnë nga përqendrimi më i madh i investimeve publike dhe private, infrastrukturës më e zhvilluar, prania e institucioneve qendrore. Zgjerimi i sektorëve të shërbimeve, teknologjisë së informacionit, ndërtimit dhe turizmit në këto zona ka tërhequr gjithashtu bizneset dhe fuqinë punëtore nga qarqet e tjera. Durrësi përfiton nga logjistika për shkak të portit mw të madh të vendit dhe nga zhvillimet në turizmin bregdetar, ndërsa Tirana mbetet epiqendra e konsumit, arsimit dhe administratës publike.

Nga ana tjetër rënia e peshës ekonomike në qarqe si Korça, Gjirokastra, Lezha apo Kukësi reflekton mungesën e investimeve të reja publike dhe private, emigrimin e popullsisë drejt qendrave më të mëdha ose jashtë vendit dhe tkurrjen e sektorëve tradicionalë si bujqësia apo përpunimi. Shumë prej këtyre rajoneve kanë kapacitete të kufizuara për të gjeneruar vende pune me produktivitet të lartë, ndërkohë që infrastruktura dhe qasja në tregje mbeten të dobëta.

Përqendrimi i aktivitetit ekonomik në Tiranë dhe Durrës po ushtron presion mbi strehimin, trafikun dhe shërbimet publike. Ndërkohë, zonat periferike dhe malore rrezikojnë të mbeten pas në zhvillim, duke thelluar më tej pabarazinë sociale dhe qëndrueshmërinë e tregut të punës. Anëtarësimi në BE do të kushtëzojë vendin tonë me reforma dhe politika të zhvillimit rajonal si një formë për të shpërndarë zhvillimin ekonomik në mënyrë më të barabartë./Monitor.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era do të fryj...

07:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI