Flash

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 13 November 2025
Vodhi 12 milionë lekë në një banesë, arrestohet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve me thyerje, pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Saga”. Arrestimi i tij u bë pas hetimeve që çuan në identifikimin dhe lokalizimin e autorit të një grabitjeje të ndodhur pesë ditë më parë.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, finalizuan me sukses operacionin, duke arrestuar shtetasin Ndriçim Koka, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar më parë në Greqi për të njëjtin lloj krimi.

Nga hetimet rezultoi se më 08.11.2025, Ndriçim Koka ka vjedhur 12 milionë lekë në një banesë në rrugën “Artan Lenja”, ndërsa më 19.10.2025, ai ka kryer një vjedhje me thyerje në një kioskë në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku ka marrë produkte me vlerë rreth 50 000 lekë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis, si dhe mjetin e fortë që 37-vjeçari përdorte për thyerjet, veshjet që mbante gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe prova të tjera materiale që lidhen me ngjarjet.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, me orë të gjata me diell që do të dominojnë në pjesën më të madhe të ter...

07:24

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI