Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Llogaritë/ Shqipëria kualifikohet, kundërshtarët e mundshëm

Lapsi.al 13 November 2025
Llogaritë/ Shqipëria kualifikohet, kundërshtarët e

Shqipëria po përgatitet për ndeshjet e “playoff”-it të Botërorit 2026: shorti do të përcaktojë vetëm disa nga kundërshtarët e mundshëm të skuadrës së teknikut Sylvinho. Pas fitores 1 -0 kundër Andorras Shqipëria do të jetë për herë të parë në play off.

Tani Kombëtarja shikon përpara, duke studiuar rregulloren dhe kundërshtarët e mundshëm. “Playoff”-et do të përfshijnë skuadrat që janë renditur të dyta në grupet e tyre dhe katër ekipet më të mira të Nations League që nuk janë kualifikuar drejtpërdrejt.

Shqipëria në “Playoff”-et e Botërorit: kundërshtarët e mundshëm

Duke qenë se Shqipëria nuk është kokë serie në “playoff”, por momentalisht përfshihet në vazon e tretë shorti do ta vendoste fillimisht përballë një skuadre të dalë nga vazo e dytë. Por cilat përfshihen në këtë kategori?

Aktualisht, asnjë kombëtare nuk është matematikisht e sigurt për pjesëmarrjen në “playoff”, me përjashtim të Skocisë. Renditja në vazo bëhet në bazë të renditjes FIFA të skuadrave të renditura në vendet e dyta të grupeve të tyre. Vetëm Vazo e katërt përfshin katër skuadrat më të mira të Nations League që nuk kanë arritur të zënë vendin e parë ose të dytë në grupet kualifikuese për Botëror.

Lexo më tej: Andorra, ekipi që kemi mundur më shumë në histori: humbja e vetme, paralajmëruese

Sipas renditjeve aktuale, Shqipëria mund të përballet në gjysmëfinale me një ndër Republikën Çeke, Hungarinë, Sllovakinë, apo Skocinë. Në rast kualifikimi për në finale, “Shqipëria” do të ndeshesh me një kundërshtar të cfarëdoshëm, pavarësisht vazos në të cilën bënte pjesë në gjysmëfinale.

Vazo e parë: Italia, Turqia, Ukraina, Polonia.

Vazo e dytë: Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia, Skocia.

Vazo e tretë: Maqedonia e Veriut, SHQIPËRIA, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova.

Vazo e katërt: Skuadrat e rikthyera nga Nations League - Uellsi, Rumania, Suedia, Irlanda e Veriut.

Si funksionojnë “playoff”-et e Botërorit 2026, kush kualifikohet

Për të siguruar pjesëmarrjen në Botëror, gjashtëmbëdhjetë skuadrat që arrijnë në “playoff” nuk do të përballen me një kundërshtar të vetëm, por do të duhet të kalojnë dy raunde.

Mekanizmi parashikon një gjysmëfinale dhe një finale, të dyja me eliminim direkt, dhe ndeshja do të zhvillohet në fushën e skuadrës më mirë të renditur në klasifikimin e FIFA-s. Shqipëria, aktualisht e 61 në renditjen botërore, është teorikisht jofavorite, por humbja në Palermo e një skuadre si Italia kundër një kundërshtari si Maqedonia e Veriut para Botërorit 2022 tregon se në këto ndeshje ka rëndësi mbi të gjitha momenti: llogaritjet dhe strategjitë tepër ambicioze mund të jenë të rrezikshme.

Me skuadrat më të mira tashmë pranë kualifikimit të drejtpërdrejtë, kuqezinjtë, duke mbyllur grupin në vend të dytë, do të kenë gjasa të jenë në vazon e tretë, duke luajtur kështu ndeshjet e marsit përpara publikut kundërshtar.

Kur luhen “playoff”-et e Botërorit 2026

Pamja e plotë e “playoff”-eve do të përcaktohet përmes shortit, ku do të marrin pjesë gjashtëmbëdhjetë skuadrat e kualifikuara. I parashikuar në nëntor, menjëherë pas përfundimit të fazës së grupeve, shorti do të përcaktojë çiftet për ndeshjet që do të zhvillohen më 26 dhe 31 mars.

Botërori 2026 do të nisë rreth tre muaj më vonë, duke shënuar një ndryshim historik: për herë të parë, turneu do të ketë 48 skuadra pjesëmarrëse, duke zgjeruar formatin tradicional që përfshinte 32 kombëtare.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI