Flash

Ishte shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, arrestohet 28-vjeçari në Korçë

Lapsi.al 13 November 2025
Ishte shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, arrestohet

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Mashtrimi”, duke vënë në pranga një 28-vjeçar të shpallur më parë në kërkim për vepra penale të mashtrimit dhe vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin Johan Mysllinj, 28 vjeç, banues në Korçë, i cili fshihej në një banesë të braktisur në lagjen nr. 4 të qytetit.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pas kallëzimeve të bëra më datë 21.10.2025, nga gjashtë qytetarë, të cilët kanë deklaruar se janë mashtruar prej tij. Sipas kallëzuesve, Johan Mysllinj, duke shfrytëzuar njohjet e tij familjare dhe shoqërore, u kishte marrë shuma të ndryshme parash me pretendime të rreme.

Hetimet zbuluan gjithashtu se më datë 08.11.2025, i njëjti shtetas kishte hyrë në ambientet e një restoranti në lagjen nr. 7 të Korçës, nga ku kishte vjedhur 70.000 lekë nga arka e lokalit dhe më pas ishte larguar.

Pas lokalizimit të tij, policia ndërhyri duke e kapur dhe ndaluar në banesën ku fshihej.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore ndaj 28-vjeçarit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, me orë të gjata me diell që do të dominojnë në pjesën më të madhe të ter...

07:24

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI