Flash

Historike, Shqipëria në playoff: Asllani thyen Andorrën, Anglia fundos Serbinë

Lapsi.al 13 November 2025
Historike, Shqipëria në playoff: Asllani thyen Andorrën, Anglia

Jemi në playoff. Shqipëria arrin për herë të parë në histori në playoff të Kupës së Botës, pas fitores në raundin e 7 të kualfikueseve, kundër Andorras. Vendos goli i Asllanit, që thyen andorranët dhe shpresat e Serbisë, që në Wembley mposhtet nga Anglia. Vendi i dytë me 14 pikë dhe Shqipëria pret tashmë të njohë kundërshtarët në gjysmëfinale e finalen e playoff për të tentuar hyrjen në finalet e Botërorit 2026.

Sylvinho ja del. Me vetëm një ndryshim në krahasim me ndeshjen në Serbi një muaj më parë (Hoxha për Uzunin), kuqezinjtë zbritën në fushë në EnCamp për të marrë fitoren që duhej. Një ndeshje e kujdesshme jo spektakolare, por pa rrezikuar asgjë përballë një Andorre të përforcuar prapa. Vetëm një mundësi në pjesën e parë kur Gjimshiti goditi traversën me kokë në minutën e parë shtesë. Broja ishte një zhgënjim, skuadra qarkullonte por nuk vertikalizonte, duke u bërë e parashikueshme.

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/11/691649258303f-1.mp4"][/video]

Lexo më tej: Andorra-Shqipëri 0-1, shpërthen festa kuqezi, Asllani afron më shumë me play-off-in!

E megjithatë, në pjesën e dytë me Bajramin e Uzunin gjërat ndryshuan në dinamizëm. E pikërisht të dy ndërtuan aksionin fitues, që coi në golin e Asllanit. Shqipëria e pa veten në vendin e dytë, një ndeshje nga fundi, pasi kundërshtari i fundit Anglia, po fitonte në Wembley ndaj Serbisë. Nuk është se duhej më shumë se kaq: deri në fund një administrim loje, edhe pse kuqezinjtë tentuan të shënojnë edhe golin e dytë. Në fund, festa është e gjitha e teknikut Sylvinho dhe lojtarëve, që arritën objektivin, duke u renditur vetëm pas Anglisë, me të cilën do të provojnë ti prishin rekordin e asnjë goli të pësuar në eliminatore në 16 nëntor në Air Albania.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI