Flash

“A jemi live?”, Uzuni e Asllani dyshja e golit, batuta e humor: flasin protagonistët

Lapsi.al 13 November 2025
“A jemi live?”, Uzuni e Asllani dyshja e golit, batuta e humor:

Myrto Uzuni e Kristjan Asllani, dyshja e golit, por edhe protagonistët e tjerë kuqezinj të një fushate historike, janë lëshuar në emocione e batuta në përfundim të ndeshjes së fituar 0-1 në Andorra. “E punojmë shumë sidomos kur kam topin unë dhe Myrto shkon pas shpine. Jemi të lumtur se e dinim çfarë do të thotë kjo fitore për ne. Do festojmë sot e mendojmë për Anglinë”, tha Asllani.

Mesfushori i Torinos pastaj u ndal te vështirësitë me të cilën kuqezinjtë u përballën ndaj një kundërshtari të blinduar në mbrojtje: “Ekipet e vogla, mbyllen shumë. Unë e Shehu kishim vështirësi, na vinin dy mbrojtës, na mbyllnin mua dhe atë. Por tani të mos mendojmë për ndeshjen, shkojmë në Tiranë të festojmë e pastaj mendojmë për Anglinë”, tha Asllani.

Uzuni: “A jemi live?”

“A jemi live? - e nisi fjalën e tij Uzuni, që shtoi - Është një arritje e madhe për të gjithë shqiptarët, grupi ka qenë shumë i mirë. Ka bërë punë të madhe, rezultatet kanë ardhur nga puna e palodhshme. Unë e ndjej shumë këtë fanellë, do jepja gjithçka. Ata janë gjëra të kaluara, për mua e rëndësishme të shohim përpara. Të ecim përpara me këto ritme”.

Lexo më tej: Andorra-Shqipëri 0-1, shpërthen festa kuqezi, Asllani afron më shumë me play-off-in!

Uzuni ishte nga ata lojtarë që ndryshoi ritmin e lojës, i tij ishte asisti për golin që vendosi ndeshjen: “Topi i Asllanit? Mendoj se dha pasim shumë të mirë, mendoj e preku mbrojtësi që kërceu. Plus dhe erën e kishim kundër. Fitore shumë e madhe sot”.

Hoxha: “Ia dedikoj gjithë shqiptarëve”

“Ishte një ndeshje e vështirë, e dinim që Andorra do të luante kështu. Shyqyr Zotin në pjesën e dytë e ndryshuam impaktin e lojës dhe fituam 3 pikët”. Arbër Hoxha ishte i qartë në vështirësitë që kishte kjo ndeshje, edhe psikologjike. Sidoqoftë, anësori i Dinamo Zagreb nuk e fsheh lumturinë për arritjen e objektivit: “Gjithmonë është kënaqësi të jem këtu. E vendos trajneri sa do të luaj. Çdo lojtar dha maksimumin dhe e fituam ndeshjen”.

Një fanellë kundër Anglisë, për më tepër në një ndeshje pa presionin e rezultatit të gjithë do ta donin, e Hoxha nuk bën përjashtim: “Normale, do të doja të isha edhe ndaj Anglisë, te klubi luaj çdo tre ditë, e kam arritur ritmin e lojës, dhe jam i gatshëm të luaj titullarë. Ia dedikoj gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës këtë sukses dhe atyre që kishin marrë rrugë të largët dhe ishin këtu”, u shpreh Hoxha.

Bajrami: “Mund të bësh diferencën edhe për 20 minuta”

“Besoj se sot kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Lojtarët që u futën pjesën e dytë bënë diferencën, edhe nëse je në stol kështu është futbolli. Mund të bësh diferencën edhe për 20 minuta”. Nedim Bajrami e vuan mungesën e një fanelle titullari, por e di mirë se në futboll rëndësi ka të jesh gati në momentin kur thirresh në çështje, sidomos në Kombëtare. “Qëndrimi në stol? Besoj se çdo lojtar do të luajë, është e vështirë, por futbolli është moment. 10 apo 20 minuta, mund të bësh diferencën. Sot e pamë në fushë, morëm 3 pikët në rrugën tonë për Botëror”.

Shehu, nga Andorra te Andorra: “Ëndërr kemi Botërorin”

Julian Shehu bëri debutimin me Kombëtaren pikërisht në ndeshjen e parë me Andorran dhe tani në kthim e sheh veten pranë një realiteti që i dukej një ëndërr, por që dëshiron të realizojë: “Të them të drejtën në ndeshjen e parë nuk e mendoja se do jemi këtu. E dinim që është e vështirë dhe ka qenë rrugëtim i bukur shumë. Nuk kam fjalë. Falënderoj ekipin sepse pa ta nuk do të ishim këtu. E kemi merituar të jemi këtu. Kemi bërë ndeshje të mira dhe të bukura e duhet ta shijojmë pak këtë moment. Falënderoj tifozët sepse na u duk sikur po luanim në shtëpi sot. Ishte arritje ndër më të mëdhat e futbollit në Shqipëri”.

Siqodoftë, mesfushori është i fokusuar ende te një objektiv që dukej utopik, por tani krejtësisht i mundshëm: “Jemi të fokusuar te Anglia dhe duam ta shijojmë. Ëndërr e kemi Botërorin dhe po mendojmë seriozisht tani për Play Off-in. Shpresoj ta realizojmë këtë ëndërr që kemi të gjithë shqiptarët”, tha Shehu.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI