Flash

Zëdhënësi i Kremlinit: Rusia është e gatshme për rifillimin e bisedimeve me Ukrainën

Lapsi.al 12 November 2025
Zëdhënësi i Kremlinit: Rusia është e gatshme për

Rusia tha të mërkurën se forcat e saj po vazhdojnë të bëjnë përparime rreth Pokrovskut, në përpjekje të shtuara të Moskës për të depërtuar në qytetin e rrënuar ukrainas, i cili, sipas zyrtarëve lokalë, është në gjendje të vështirë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të mërkurën se trupat e saj i dëbuan forcat ukrainase nga Sukhyi Yar, që ndodhet pak në jug të Pokrovskut - një zonë kyç për strategjinë e Kremlinit për të gjetur një pikëmbështetje për të avancuar në veri drejt dy qyteteve më të mëdha që ende kontrollohen nga Ukraina në rajonin e Donjeckut - Kramatorskut dhe Slovianskut.

Pokrovsku, një qytet me rreth 7.000 banorë - nga mbi 60.000 sa kishte para luftës - përmban nyje të rëndësishme rrugore dhe hekurudhore dhe ka qenë në rrezik nga rrethimi prej forcave ruse pothuajse gjatë gjithë këtij viti.

Raportet për përparimin, të cilat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, vijnë ndërkohë që Kremlini tha se Britania kishte tentuar të hapte një kanal të fshehtë komunikimi për të rifilluar dialogun – siç raportoi fillimisht Financial Times – për t’i dhënë fund konfliktit më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Ka pasur me të vërtetë kontakte”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se bisedimet dështuan sepse “mungonte çdo qëllim apo dëshirë për të dëgjuar qëndrimin tonë”.

“Duke qenë se nuk ishte e mundur të shkëmbeheshin pikëpamje, dialogu i ndërsjellë nuk u zhvillua”, tha ai, pa dhënë hollësi se kur ndodhi komunikimi.

Më herët të mërkurën, agjencia shtetërore ruse TASS citoi një zyrtar të Ministrisë së Jashtme të ketë thënë se Rusia është e gatshme të rifillojë negociatat e paqes me Ukrainën në Stamboll.

Palët u takuan për herë të fundit në Stamboll në korrik për rundin e tretë të bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes, por nuk arritën asnjë përparim – përveç marrëveshjes për shkëmbim të të burgosurve – për t’i dhënë fund luftës që filloi pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

“Ekipi rus është gati për këtë, topi është në fushën e Ukrainës”, tha për TASS Aleksei Polishchuk, kreu i Departamentit të Dytë të CIS në Ministrinë e Jashtme Ruse.

Moska ka thënë më parë se presidenti Vladimir Putin do të ishte i gatshëm të takohej me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në kryeqytetin rus, një kusht që Kievi nuk e ka pranuar.

Pas procesi i paqes u bllokua, Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar vendosën sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës së Rusisë, pasi presidenti amerikan Donald Trump u shpreh i zhgënjyer nga refuzimi i Putinit për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës./REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI