Flash

“Nëse më pyesnit para 10 viteve, jo”. Gjimshiti ëndërron Botërorin: “Kemi një qëllim”

Lapsi.al 12 November 2025
“Nëse më pyesnit para 10 viteve, jo”. Gjimshiti

“Sigurisht që kemi ardhur këtu për një qëllim, të gjithë, për 3 pikë sepse na nevojiten për kualifikueset. Sigurisht kemi parë ndeshjet e Andorrës në shtëpi me Serbinë dhe Anglinë, që i ka vendosur në vështirësi. Prapë ne do luajmë futbollin tonë, do jemi me vetbesim të madh për 3 pikë”. Me këto fjalë Berat Gjimshiti futet në atmosferën e nxehtë të ndeshjes me Andorrën, vendimtare për kualifikimin në playoff të Botërorit. Kapiteni kuqezi, në konferencën për shtyp, e ka parashikuar se do të jetë e vështirë: “Të respektojmë kundërshtarin, do jenë momente të vështira për 90 minuta, por duhet të jemi mendërisht të fortë që t’i përballojmë të gjitha”.

Gjimshiti, njeriu që mungoi në kualifikimin e parë historik në Euro 2016, me teknikun Sylvinho po përjeton momente magjike e brenda dy viteve pas një Europiani mund të luajë edhe në një Botëror. “A e kam menduar ndonjëherë? Nëse do më pyesnit para 10 viteve, jo, nëse do më pyesnit pak më parë po. Besoj te mundësitë që futbolli jep. Çdo gjë është e arritshme dhe pse jo ta provosh”.

Lexo më tej: "I njohim ata si Andorra": Mitaj i bie alarmit nga Barcelona, sfida fitohet në fushë

Ndoshta gjërat kanë ndryshuar nga Europiani tani që kuqezinjtë po bëhen gati të luajnë shanset për në Botëror, por Gjimshiti evidenton një factor: “Mundësitë për lojtarët që kemi me cilësi, besoj kanë ardhur të rinj, të fortë dhe të talentuar. Kanë vendosur trajnerin më shumë në vështirësi, për ekipin është më e thjesht. Sigurisht që kualiteti është rritur në disa aspekte, është mbajtur grupi dhe besoj është gjëja më e rëndësishme që kemi ne”.

Prioriteti është i qartë: mbrojtje e pastër, por për të fituar ndeshjen duhet edhe shënuar. E edhe në këtë pikë, Gjimshiti nuk tërhiqet pas: "Sigurisht që unë si mbrojtës pothuajse në çdo lojë futem për të mos pësuar gol, por nëse më vjen rasti pse jo. E kisha një rast me Letoninë, nesër nëse më vjen mundësia do jap gol. Për mua gjëja më e rëndësishme ekipi, që të fitojmë".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI