Flash

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Dosja Balluku/ Ku kapet mat ministrja për fitoren e turqve

Lapsi.al 12 November 2025
Dosja Balluku/ Ku kapet mat ministrja për fitoren e turqve

Sa më shumë gërmon, aq më e gjatë bëhet lista e shkeljeve në sakndalin e tunelit të Llogorasë. Ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku nuk akuzohet vetëm se anulloi me urdhër të saj (ngaqë s'kishte ndjesi të mirë) një tender të fituar me 140 milionë euro, për të shpallur disa muaj më pas një të ri me 190 milionë euro. Ajo nuk mban përgjegjësi vetëm se paracaktoi një bashkim kompanish turke me të cilat kontaktoi para zhvillimit të tenderit në Ankara.

Por, nga një lexim i imtësishëm që Lapsi.al i ka bërë akuzave kundër saj që gjenden në dosjen e SPAK, ajo mban përgjegjësi edhe për faktin se turqit Interkar-ASL, nuk bënë as letrat për të përmbushur formalisht kriteret e tenderit që ishte qepur si një kostum me porosi për ta.

SMS në Signal/ Si e kontrolloi tenderin 189 milion euro Belinda Balluku

Ndërsa për kompanitë e tjera pjesmarëse që u dogjën, ngaqë atyre iu kërkua gjilpëra në kashtë, SPAK pretendon se ndaj fituesve të paracaktuar u mbyllën sytë në së paku gjashtë raste.

Sipas asaj që shënohet në dosjen kundër Ballukut që Lapsi.al ka arritur ta lexojë kompania "... INTERKAR-ASL... është shpallur fituese në kundërshtim me kriteret e vendosura në Dokumentet Standarte të Tenderit dhe kjo ka ndodhur në sajë të veprimeve të kundërligjshme të ministres Belinda Balluku...." në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave.

Po cilat janë konkretisht këto shkelje që ka kryer komisioni nën urdhrat e ballukut që e kishte paracaktuar fituesin? Së pari, turqit e INTERKAR-ASL nuk kanë paraqitur dokumentacionin e plotë të makinerive të veçanat që kërkoheshin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë

.Së dyti, ata nuk kanë dorëzuar kontratat individuale të punës për 250 punonjës mes tyre edhe profesionistë të specializuar. Së treti atyre u mungojnë dokumemtat e plota sipas kritereve që kërkon tenderi për çertifikatat e sistemeve të menaxhimit të cilësisë dhe atyre të mjedisit. Së katërtit ata nuk kanë paraqitur dokumentacion bindës për përvojën në ndërtimin e një ure së paku 12p m të gjatë. Së pasti ata nuk kanë dëshmuar dot nëse kapitalet dhe asetet e tyre nuk ishin bllokuar me ndonjë urdhër përmbarimi. Dhe së gjashti ata kanë pasur mangësi në përkthimet e dokumentave dhe paraqitjen e tyre në gjuhën angleze.

Dosja Balluku/ Zbulohet një tjetër manipulim me tunelin e Llogarasë

Pikërisht për këto arsye konkluzioni i SPAK ka qenë se mosplotësimi i kritereve të tenderit nga fituesit ka qenë një nga faktorët rëndues të marrjes si të pandehur të Belinda Ballukut.

Natyrisht, po të shihen këto shkelje edhe në sfondin e komunikimeve të kapura mes ministres dhe vartësit të saj, drejtorit të rrugëve Evis Berberi, ku Balluku drejton çdo hap të manipullimit të tenderit tabloja bëhet më e plotë. Jo më kot Prokurori Dritan Prençi ka arritur në konkluzionin se “Belinda Balluku, në cilësinë e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, në fazën përgatitore, gjatë zhvillimit të procedurës dhe deri në momentin e shpalljes së fituesit, duke krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë INTERKAR-ASL".

Bushati: La vita e BELA për mediat e Tiranës

Por gjashtë pikat e shkeljeve të mësipërme janë një dëhsmi që aq të sigurtë janë ndjerë turqit si fitues të përcaktuar nga lart se nuk janë kujdesur të qepin dhe letrat, ndonëse nga kjo histori u larguan me afro 30 milionë euro fitim të ndarë në formën e dividentit.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Ana e errët e pushtetit të Zelenskit

Ndërsa Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës pothuajse katër vjet më parë, Volodymyr Kudrytskyi, atëherë kreu i kompanisë shtetërore të e...

18:22

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI