Flash

Burreli distancohet nga vorbulla e akuzave ndaj RTSH:"Spekulime me axhendë personale"

Lapsi.al 12 November 2025
Burreli distancohet nga vorbulla e akuzave ndaj RTSH:"Spekulime me

Një episod në transmetim direkt në TV është kthyer papritur, katër ditë nga transmetimi, në qendër të vëmendjes, duke sjellë reagim të shumë përdoruesve pasi momenti është trajtuar si racizëm ndaj futbollistit të Burrelit Arnold Siaw. Në fakt, situata është krejt tjetër dhe pas akuzve që vërshuan mbi moderatoren Hygerta Sako dhe të ftuarit Gerd Haxhiu, Ardi Behari e Klajdi Kola në studio, klubi i Burrelit ka reaguar zyrtarisht përmes Drejtorit Sportiv, Klevis Gjoka.

Në një reagim publik, Gjoka ka thënë hapur se Burreli distancohet nga akuzat për racizëm në drejtim të RTSH-së, duke theksuar se “asnjë nga reagimet nga faqet në rrjetet sociale, me emrin e klubit, nuk është i faqes zyrtare të klubit”. Madje Drejtori Sportiv i matjanëve ka shkuar edhe më tej: “Pasi ka analizuar rastin disa herë me vëmendje në versionin integral të intervistës, KS Burreli konstaton se nga drejtuesit apo moderatorja e emisionit në asnjë nga komentet e bëra nuk përmenden komente me nuanca racizmi apo diskriminimi ndaj lojtarit të skuadrës tone”.

KS Burreli reagim publik

KS Burreli njofton publikisht se distancohet nga akuzat për racizëm në drejtim të RTSH, në lidhje me episodin gjatë intervistës së lojtarit të skuadrës tonë, Arnold Siaw në emisionin “Supergol” me moderatoren Hygerta Sako. KS Burreli bën të ditur se asnjë nga reagimet nga faqet në rrjetet sociale me emrin e klubit, nuk është i faqes zyrtare të klubit, dhe në këtë mënyrë nuk përfaqëson qëndrimin e klubit.

Pasi ka analizuar rastin disa herë me vëmendje në versionin integral të intervistës KS Burreli konstaton se nga drejtues apo moderatorja e emisionit në asnjë nga komentet e bëra nuk përmenden komente me nuanca racizmi apo diskriminimi ndaj lojtarit të skuadrës tonë.

KS Burreli gëzon një partneritet të shëndetshëm me RTSH në transmetimin e ndeshjeve dhe promovimin e skuadrës në edicionet informative dhe fton tifozët të mos bien pre e spekulimeve me axhendë personale.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI