Flash

Vlorë/ Mobileria përfshihet nga flakët, një person i maskuar thyen xhamat

Lapsi.al 11 November 2025
Vlorë/ Mobileria përfshihet nga flakët, një person i maskuar

Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë në orët e para të mëngjesit një mobilieri në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, kur kamerat e sigurisë kanë regjistruar një person të maskuar që i afrohet godinës, thyen xhamin e derës me një çekiç dhe më pas, duke përdorur një bidon me benzinë, i vë flakën ambientit.

Pas kryerjes së veprimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar flakët dhe për të nisur hetimet në lidhje me rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të dendura, të cilat gradualisht pas orëve të ...

07:39

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI