Flash

Sylvinho mendohet, dy lojtarë të diferencuar: Gjimshiti, Bajrami e Daku mbërrijnë sot

Lapsi.al 11 November 2025
Sylvinho mendohet, dy lojtarë të diferencuar: Gjimshiti, Bajrami e
Kombëtarja shqiptare ka nisur jo pa probleme përgatitjet në Barcelonë për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë. Grupi nuk është ende i plotë, pasi tre futbollistë duhet të mbërrijnë sot për tu bashkuar me grupin, por Sylvinho po sheh me kujdes gjendjen e kapitenit Berat Gjimshiti dhe Arbër Hoxhës që kanë shfaqur lodhje muskulare e janë stërvitur jo me ngarkesë të plotë. Në seancën e parë të zhvilluar në Barcelonë, para ndeshjes me Andorrën, u stërvitën pjesa më e madhe e lojtarëve që kanë mbërritur, ndërkohë që sonte pritet që grupi të plotësohet me ardhjen e Thomas Strakoshës, Nedim Bajramit dhe Mirlind Daku. Pasdite grupi do të jetë i plotë dhe Sylvinho mund të punojë qetësisht mbi mënyrën se si do të kërkojë të depërtojë në mbrojtjen e ngjeshur andorrane.

Lexo më tej: Sylvinho thërret 25 lojtarë, por jo Mehmetin e Muçin: lista kundër Andorrës e Anglisë

Grupi i lojtarëve u stërvit fillimisht në palestër dhe më pas zbriti në fushë për ushtrime të ndryshme taktike. Berat Gjimshiti dhe Arbër Hoxha u stërvitën vetëm në palester, me fokus rikuperimin, duke qenë se kanë luajtur me klubet e tyre dje dhe nuk duhen sforcuar. Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Spanjë përpara se të niset drej Andorrës për ndeshjen e datës 13 nëntor.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI