Flash

Senati amerikan miraton propozimin për t'i dhënë fund mbylljes së qeverisë

Lapsi.al 11 November 2025
Senati amerikan miraton propozimin për t'i dhënë fund

Senati Amerikan miratoi propozimin për t'i dhënë fund përkohësisht mbylljes së qeverisë. Kjo për të zgjatur ekzekutimin e buxhetit dhe për t'i dhënë fund paralizës fiskale në SHBA. Kjo erdhi falë mbështetjes së një grupi anëtarësh demokratë të organit, duke e dërguar atë në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila do të thirret për të votuar brenda javës.

Mediat e huaja shkruajn se projektligji u miratua me 60 vota pro dhe 40 kundër dhe në këtë votim, të dytin radhazi pas një kompromisi midis partisë Republikane të Presidentit Donald Trump dhe disa senatorëve të opozitës, i cili, megjithatë, po shkakton zemërim tek shumë demokratë. Njoftimi i miratimit u bë në një sallë pothuajse të zbrazët, me senatorët që qëndruan deri në fund duke duartrokitur vendimin.

"Ne do ta rihapim qeverinë, do të sigurohemi që punonjësit federalë të marrin kompensimin që kanë fituar dhe meritojnë", tha senatorja republikane Susan Collins, e cila luajti një rol kyç në hartimin e projektligjit.

Që nga tetori, shumë agjenci qeveritare kanë pezulluar operacionet, me rreth 1.4 milion punonjës federalë në pushim të detyruar ose duke punuar pa pagesë. Mbyllja ka prekur funksione kritike si transporti ajror dhe kuponat ushqimore për 41 milion qytetarë me të ardhura të ulëta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të dendura, të cilat gradualisht pas orëve të ...

07:39

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI