Flash

Keqkuptimi me kandidatët “e pavarur” të berishizmit

Lapsi.al 11 November 2025
Keqkuptimi me kandidatët “e pavarur” të berishizmit

Pas humbjes së thellë të kandidatëve “të pavarur” të berishizmit në zgjedhjet e pjesëshme lokale filluan menjëherë edhe reagimet që kritikonin dështimin e strategjisë së PD-së dhe Berishës për tu futur në zgjedhje me kandidatë të pavarur. Në thelb të këtyre reagimeve ishte idea se PD-ja duhet të ish përballur vetë me PS-në dhe jo duke u fshehur pas kandidatëve të pavarur, që në fakt as nuk u mbështetën nga strukturat e saj.

Problemi themelor me kritikën e mësipërme është supozimi se në thelb të strategjisë elektorale të berishizmit ishte fitorja e zgjedhjeve lokale. Është një supozim i arësyeshëm në teorinë demokratike ku opozita ka si synim kryesor ardhjen në pushtet, por që nuk ka lidhje me llogjikën politike të “opozitës” berishiste.

Synimi kryesor i kësaj të fundit nuk është ardhja në pushtet, pasi ajo e ka të qartë që me Berishën në ballë kjo është e pamundur. Ndaj synimi kryesor i berishizmit sot është ruajtja e monopolit opozitar. Kjo nënkupton eleminimin e çdo faktori social apo politik që mund të rrezikojë kontrollin e opozitarizmit politik nga berishizmi.

Po të vendosim supozimin e mësipërm në themel të analizës sonë politike, atëherë kuptojmë që në zgjedhjet e pjesëshme berishizmi jo vetëm nuk dështoi me “kandidatët e pavarur” por pati një sukses të hatashëm. Dështimi i këtyre të fundit është në fakt fitorja më e madhe politike e berishizmit.

Pjesëmarrja skandaloze në votimet e 5 bashkive, më e ulëta në historinë e zgjedhjeve

Me dështimin spekatakolar të kandidatëve të pavarur berishizmi “vërtetoi” se në Shqipëri nuk ka alternativë politike jo vetëm ndaj Ramës, por as ndaj opozitës berishiste. Fakti që “të pavarurit” dështuan më thellë se kandidatët berishistë do përdoret si evidencë e pamundësisë për formimin e alternativave opozitare jashtë kënetës së PD-së.

Për këtë arësye PD-ja dhe kryetari i saj morën të gjitha masat që kandidatët e pavarur të dështonin me sukses. Së pari, emërimi apo mbështetja publike nga Berisha i hoqi atyre çdo kapital politik që mund të pretendonin si të pavaruar. Së dyti, strukturat e shpartalluara të PD-së nuk kishin as mundësinë, as motivimin dhe as shtysën nga familja Berisha për ti mbështetur këta kandidatë, që u vendosën aty për të humbur.

Të kuptohemi, nuk kemi të bëjmë me konspiracion politik, dhe as me ndonjë strategji të menduar hollë nga ana e berishizmit. Kemi të bëjmë thjesht me një llogjikë të ftohtë politike që buron nga fakti se PD-ja tashmë është reduktuar me një parti që shërben vetëm për të mbajtur gjallë politikisht familjen Berisha.

Ndaj kërcënimi kryesor me të cilin përballet sot berishimzi nuk është pushteti i Ramës, por  formësimi i figurave apo alternativave politike jashtë hijes së saj. Pushteti vendor është një nga hapësirat ku ky rrezik është më akut. Prodhimi i një figure apo lëvizje politike në nivel kombëtar shpesh është më i vështirë se sa në nivel lokal.

Pikërisht për këtë arësye si PD-ja edhe PS-ja nxitojnë që të eleminojnë, kooptojnë apo të djegin cdo embrion politik që lind jashtë bipolarizmit PD-PS. Natyrisht që procesi i eleminimit të alternativave politike është më i lehtë për PS-në. Nëpërmjet pushtetit të saj ajo tërheq dhe kap figura të PD-së në nivel lokal që janë të pakënaqura nga berishizmi, duke i emëruar në pozicione qeverisëse.

Përveçse e dobëson opozitën berishiste kjo strategji eleminon edhe lindjen e çfarëdolloj alternative politike në nivel lokal. Sidomos po të kemi parasysh se individët që kap Rama kanë eksperiencë organizative dhe një farë kapitali social dhe politik në nivel vendor.

Ndaj kooptimi i tyre nga pushteti socialist me një gur vret dy zogj, dobëson opozitën berishiste dhe eleminon çdo embrion politik që nesër mund të transformohet në alternative politike në nivel lokal.

Në këtë mënyrë Rama jo vetëm e bën më asimetrik, por edhe mban gjallë bipolaritetin PS- PD, pasi formësimi i çdo alternative politike në nivel vendor rrezikon patericën e kryesore të pushtetit, opozitën berishiste.

Ndryshe nga pushteti Rama, berishizmi nuk ka as kapacitetin as interesin të kap, kooptojë apo punësojë figura me kapital social në nivel vendor apo qendror. Nuk ka interes sepse një bashkie fituar nga një figurë popullore e opozitës, por që nuk kontrollohet nga Berisha, qoftë edhe në Cërrik, ofron një shpresë dhe model alternativ për opozitarizmin e PD-së. Kjo përbën rrezik për monopolin berishist të opozitës që si lëndë djegëse ka dëshpërimin.

Natyrisht që berishizmit i mungon edhe kapaciteti, sidomos krahasuar me pushtetin, pasi vendet e punësimit që mund të ofrojë janë të kufizuara ose tek struktura partiake dhe grupi parlamentar ose tek televizioni i familjes.

Ndaj funksioni i berishizmit është djegia politike e figuara të pavarura, apo e çdo embrioni politik që lind nga shoqëria civile. Për këtë qëllim PD-ja nuk u fsheh aspak pas “të pavarurve” por i përqafoi ata publikisht duke larguar njëkohësisht si elektoratin gri edhe atë berishist, që kërkonte kandidatët e tij.

Rezultati është një humbje e “të pavarurve” më e thellë se ajo e të varurve që tashmë ka filluar të përdoret si justifikim për riciklimin e berishizmit. Që tani në media kanë filluar parrullat e tipit, “me Ramën nuk ka zgjedhje”, “në Shqipëri nuk ka të pavarur”, “berishizmi është opozita më fortë e mundëshme përballë Ramës”, “në Shqipëri është e pamundur lindja e një force të re”.

Është një ligjërim dëshpërues që i shërben sa Ramës edhe Berishës. Së pari, sepse e demoralizon elektoratin opozitar në atë pikë saqë i garanton Ramës zgjedhjet e ardhëshme. Së dyti, sepse ky ligjërim injoron ekzistencën e opozitarizmit real që gjithnjë e më shumë po sendërtohet në Tiranë tek forca politike si Lëvizja Bashkë.

Debatet bosh në lidhje me pavarësinë e të varurve nga berishizmi, me kapjen e berishizmit nga Rama, apo me strategjinë politike që duhet të kish ndjekur Berisha për të fituar zgjedhje që nuk i fiton dot, në fakt shërbejnë për të zhvendosur vëmendjen nga kandidat si Arlind Qori apo forca politike si Lëvizja Bashkë që flasin për problemet reale të qytetarëve që po e rrisin gjithnjë e më tepër mbështetjen e tyre elektorale.

Ndryshe nga zhurma Rama-Berisha, që fokusohet sa tek hallet e Ramës edhe tek ato të Berishës, Lëvizja Bashkë dhe kandidati i saj Qori flasin për çmimet e larta, për cilësinë e ulët të edukimit, për hapësirat e munguara publike ku duhet të luajnë fëmijët, për orarin e reduktuar të shkollave publike që vështirëson prindërimin, për transportin e kolapsuar publik apo të drejtat e punëtorëve dhe minatorëve.

Këto janë çështje “banale” për ekosistemin tonë mediatik që shërbën si këmbanë e debatit Rama-Berisha, ku më e rëndësishme se mungesa e një autostrade cilësore apo e trenit Tiranë – Durrës është pavarësia politike e kandidatit Florjan Bino.

Pikërisht për këtë arësye duhet eleminuar o mënjanuar çdo embrion politik që mund të fillojë tu flas qytetarëve për çështje “banale” që kanë të bëjnë thjesht me mbijetesën e tyre në vend që të qajë hallet më të rëndësishme të Berishës, Ramës, Veliajt, apo të Ballukut.

Zgjedhjet e pjesëshme lokale e arritën këtë objektiv. Ato dogjën një dorë të mirë kandidatësh të pavarur në nivel lokal që së shpejti, me siguri, do gjejnë strehim tek pushteti i Ramës. Në këtë aspekt ato ishin një fitore politike si për Ramën edhe për Berishën, të cilët do vazhdojnë përballjen e tyre në zgjedhjet e ardhëshme për tu ricikluar pafundësisht.

Që qytetarët të fitojnë ata duhet të votojnë në zgjedhjet e ardhëshme lokale për ata kandidatë politik që nuk kanë të bëjnë as me Ramën, as me Berishën dhe as me satelitët e tyre.

Është një zgjedhje sa e lehtë edhe e qartë, midis atyre që qajnë hallet e qytetarëve dhe atyre që qajnë hallet e pushtetit.

*Shkruar enkas për Lapsi.al

Të këshilluara

"La vita e Bela" për mediat e Tiranës

Nëse dikush do të merrte mundimin të hartonte një manual për të zbuluar se cilat janë mediat që e kanë nxjerrë në treg profesionin e tyre do ta kishte shumë të ...

14:46

Figura që rriten në mungesë

Dy janë momentet kur kuptohet nëse figura e një politikani do rritet apo do rrudhet në histori. Momenti i parë është kur ai largohet nga skena politike, ndërsa ...

16:53

Kur Bela kërkon shpëtim nga Veliaj

Edi Rama ka nxituar të interpretojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për qëndrimin në detyrë të Erion Veliajt, jo si një akt që mbron të zgjedhurit lokalë nga ar...

16:53

Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë 

Fatos Nanos është ndarë përfundimisht nga jeta pas një lëngimi të gjatë, duke iu nënshtruar edhe vdekjes fizike, pasi kishte zgjedhur, me vullnet të plotë, atë ...

17:04

Ç'mund të kish bërë Rama për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me Serbinë: “Sipas meje, Kosova duhet ta har...

08:53

Behgjet Pacolli, një miliarder i trembur

Biznesmeni kosovar, një nga tre katër shqiptarët më të pasur në botë, është vënë ditët e fundit në qëndër të vëmendjes për një sërë statusesh në Facebook, ku bi...

16:17

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI