Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

FIFA ndryshon rregullat për shortin e Botërorit: çfarë do të sillte për Shqipërinë

Lapsi.al 11 November 2025
FIFA ndryshon rregullat për shortin e Botërorit: çfarë do
Një short pas tjetrit. Brenda dy javësh do të hidhet fillimisht ai i “playoff”-eve për Kupën e Botës FIFA 2026, në të cilat me 99 për qind të mundësive do të marrë pjesë Shqipëria, dhe më pas ai i grupeve të Botërorit që verën e ardhshme do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, me pjesëmarrjen e 48 kombëtareve.

Shorti i “playoff”-eve të Botërorit 2026 me Shqipërinë

Të enjten, më 20 nëntor, do të zhvillohet shorti i “playoff”-eve, një moment shumë i pritur. Do të jetë emocionues për Shqipërinë, që do të luajë këtë fazë për herë të parë. Kuqezinjtë nuk janë të vendosur si kokë serie, kështu që rreziqet nuk do të mungojnë. “Playoff”-et, me gjysmëfinale dhe finale teke, do të zhvillohen në fund të marsit, kur do të zbulohet nëse, Shqipëria do të thyejë më në fund mallkimin dhe do të jetë në një Botëror.

FIFA mund të ndryshojë vazon për shortin e Kupës së Botës 2026

Të premten, më 5 dhjetor, në Uashington, do të zhvillohet shorti i Botërorit. Do të jetë një short veçanërisht i rëndësishëm, sepse prej tij do të përcaktohet edhe tabela (rruga drejt fazave me eliminim direkt), e dihet që ajo mund ta favorizojë ose dëmtojë një skuadër. Franca, Spanja dhe Argjentina mund të përfundojnë të gjitha në të njëjtën anë të tabelës, për të dhënë vetëm një shembull. Sigurisht që shorti do të jetë “i cunguar”, ose më saktë i paplotë, sepse do të mungojnë kombëtaret që do të kualifikohen përmes “playoff”-eve, jo vetëm atyre evropiane – pasi ka edhe dy vende për “playoff”-et ndërkontinentale. FIFA po mendon për disa risi në lidhje me shortin e dhjetorit. Çështja në diskutim ka të bëjë pikërisht me skuadrat që do të dalin nga “playoff”-et.

Shqipëria në vazon e fundit në short

Në të kaluarën, të gjitha skuadrat që kualifikoheshin përmes “playoff”-eve vendoseshin në vazon e fundit, të katërtën. Çdo vazo do të ketë nga dymbëdhjetë kombëtare: ato me renditjen më të mirë në “ranking” plus tre vendet organizatore. Ndër ato me “ranking”-un më të mirë do të ishte edhe Italia, e cila megjithatë duhet ta fitojë vendin e saj përmes “playoff”-eve të marsit. Kjo natyrisht nuk vlen për Shqipërinë. Për të shmangur krijimin e grupeve të forta dhe të pabalancuara, FIFA po mendon të ndryshojë gjendjen aktuale dhe të bëjë diçka ndryshe. Pra, nuk do të ketë më vendosje automatike në vazon e fundit për skuadrat që do të fitojnë “playoff”-et përkatëse, por një pozicionim – teknikisht virtual – në vazon përkatëse sipas renditjes së secilit “playoff”. Nëse do të ndodhë kështu, Italia do të ishte e dymbëdhjeta dhe e fundit kokë serie, ndërsa Shqipëria në vazon e katërt (në raste kualifikimi historik). Në këtë rast hipotetik, Sylvinho do të rrezikonte një tjetër grup të fortë, por jo si në Europian, ku gjeti Spanjën, Kroacinë e Italinë. Sidoqoftë, ende nuk ka asgjë zyrtare, por FIFA po e shqyrton këtë mundësi dhe mund të vendosë ta zbatojë atë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Me sytë katër

PAPARAZZI