Flash

Breshëritë e plumbave i marrin jetën Gilmando Danit, krahut të djathtë të Shullazit

Lapsi.al 11 November 2025
Breshëritë e plumbave i marrin jetën Gilmando Danit, krahut

Gilmando Dani, i njohur si një nga njerëzit më të afërt të Emiljano Shullazit, u ekzekutua me breshëri automatiku në rrugën pranë aeroportit të Rinasit. Ai po udhëtonte me mikun e tij, Muçi Shaljani (i njohur edhe si “Sheqeri”), kur autorët, të cilët dyshohet se i ndiqnin më parë, hapën zjarr sapo makina ngadalësoi për shkak të trafikut. Plumbat lanë të vdekur menjëherë Danin, ndërsa Shaljani mori disa plumba, por mbijetoi dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës.

[caption id="attachment_1042451" align="alignnone" width="2560"]Makina e viktimës pak minuta pas atentatit Makina e viktimës pak minuta pas atentatit[/caption]

Pamjet amatore tregojnë makinën e bardhë tip Mercedes të shpuar nga breshëritë dhe qytetarë që përpiqen të thyejnë xhamin për të nxjerrë viktimën. Aty shihen momentet e para pas breshërive të plumbave, kur Gilmando Dani ka qenë në momentet e fundit të jetës. Pamjet më poshtë:

Telashet e para me ligjin

Emri i Gilmando Danit shfaqet herë pas here në dosjet e policisë dhe në hetimet për grupin e Shullazit.

Precedenti i parë zyrtar i tij daton më 11 shkurt 2006, kur u arrestua nga forcat speciale RENEA, teksa ishte shpallur në kërkim për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “kanosje në bashkëpunim”.

Në atë aksion u sekuestrua një arsenal armësh, nga pistoleta automatike “Skorpions” me silenciator te automatikë kroatë dhe kallashnikovë, si dhe pajisje të tjera si dylbi nate, radio-komunikim dhe uniforma kamuflazhi.

Në gusht 2009, pas masakrës në Durrës ku u vranë katër efektivë policie nga Dritan Dajti, emri i Danit u përmend si i lidhur nga afër me disa nga figurat kyçe të ngjarjes; policia kontrolloi banesën e tij nën dyshime për prani ose bashkëpunim, dhe prokuroria i bllokoi pasaportën për disa ditë gjatë hetimeve. Megjithëse hetimet nuk e lidhën atë direkt me vrasjet e Dajtit, kjo periudhë konsolidoi imazhin e tij si person “i rrezikshëm” dhe të afërt me rrjete të tjera kriminale.

Përfshirja e Gilmando Danit në ngjarjet kriminale

Problemet e para lidhur me një incident politik për Gilmando Danin u bënë evidente më 23 prill 2011, kur ai u shoqërua në polici pasi ishte i pranishëm kur Emiljano Shullazi pengoi një miting të Partisë Socialiste në

Njësinë Bashkiake Nr. 7. Ish-deputetja Vasilika Hysi kërkoi ndërhyrjen e policisë; Shullazi u ndalua, ndërsa Danit iu la një rol bashkëpunues në skemë.

Gilmando Dani ka marrë pjesë në disa episode kriminale për të cilat është përmendur banda e Shullazit si ajo në gjobëvënien e biznesmenit Ylvi Beqja për hotelin në Durrës dhe kërcënimin e ish-rektorit Mynyr Koni për zgjedhjet në universitet. Gjatë kohës që ishte i lirë, Shullazi dërgoi mesazhe kërcënimi edhe për ish-kreun e Partisë Demokratike Lulzim Bashën.

Del biseda e përgjuar e deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja me të fortët e Shullazit

Gjobëvënia ndaj biznesmenit Ylvi Beqja — Dosja e Shullazit dokumenton skema shantazhi ndaj disa biznesmenëve, përfshirë Ylvi Beqën, pronar i ish-hotel “Vollga” në Durrës. Sipas dëshmive në gjykatë, Beqja u detyrua të paguante shuma nën presion, ndër të tjera përmes çeqeve të tërhequra nga persona të lidhur me grupin; emri i Danit përmendet si një prej atyre që çonin porositë deri në fund në emër të grupitm, si rrahja e biznesmenit apo kërcënimet për ish-drejtorin e hipotekës në Durrës, Jurgis Çyrbja.

Kërcënimi ndaj rektorit Mynyr Koni — Në prill 2016, hetimet dokumentuan se rektori Mynyr Koni i ishte bërë presion i drejtpërdrejtë që të tërhiqej nga gara për në Universitetin e Tiranës. Prokuroria administronte pamje kamerash që shfaqnin lëvizjet e eskortës së Shullazit pranë ambientit universitar dhe raporte mbi goditje fizike ndaj Konit. Në dosje, emra të afërt me Shullazin, përfshirë figura si Dani, lidhen me përpjekjet për intimidim që synonin të ndryshonin rezultatin e garës akademike.

Kërcënimi ndaj Lulzim Bashës — Në janar 2015 u denoncua një mesazh kërcënues i pretenduar ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili, sipas kallëzimeve, kishte përmbajtjen e një kërcënimi për sigurinë personale të tij. Emri i Shullazit përmendet në lidhje me atë incident, ndërsa rrjetet e tij, dhe njerëzit pranë tyre si Dani, përmendeshin shpesh në qendër të shqetësimeve për përfshirjen e botës kriminale me implikime politike./Lapsi.al

Të këshilluara

Ana e errët e pushtetit të Zelenskit

Ndërsa Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës pothuajse katër vjet më parë, Volodymyr Kudrytskyi, atëherë kreu i kompanisë shtetërore të e...

18:22

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI