Flash

Sarkozy kërkon lirimin nga burgu/ Merret sot vendimi për ish-presidentin francez

Lapsi.al 10 November 2025
Sarkozy kërkon lirimin nga burgu/ Merret sot vendimi për

Lirimi nën mbikëqyrje gjyqësore i Nicolas Sarkozy-t, i cili ndodhet në burg prej 20 ditësh, u propozua nga prokurori në Gjykatën e Apelit të Parisit, ku po shqyrtohet apeli i ish-presidentit francez. Sipas arsyetimit të prokurorit, Damien Brinet, "serioziteti ekstrem i ngjarjeve dhe ashpërsia e dënimit nuk duhet të merren parasysh. Vetëm kriteret e nenit 144 (të Kodit të Procedurës Penale) janë të rëndësishme".

Siç shpjegoi prokurori Damien Brinet, rreziqet e bashkëpunimit me bashkëpunëtorë të mundshëm ose të ushtrimit të presionit mbi dëshmitarët "mbështesin kërkesën për ta vendosur (Sarkozyn) nën mbikëqyrje gjyqësore. Kujtojmë se ish-presidenti i Francës u dënua në rastin e financimit të fushatës së tij presidenciale nga regjimi i Gadafit në Libi në vitin 2007.

Vetë ish-presidenti deklaroi sot gjatë shqyrtimit të kërkesës së tij nga gjykata e apelit se qëndrimi i tij në burg është "shumë i ashpër", "dobësues", "një makth".

"Është e vështirë, shumë e vështirë, sigurisht për çdo të burgosur, dhe madje do të thoja se është rraskapitëse", tha ai, duke shtuar se donte t'i shprehte homazh stafit të burgut që "e bënë këtë makth të durueshëm" ndërsa gruaja e tij Carla Bruni ishte e pranishme.

Të këshilluara

REL: Zgjedhjet në Kosovë pa fitues absolut

Rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për garat me balotazh në 18 komuna të Kosovës, të mbajtura më 9 nëntor, krijuan n...

10:59

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI