Flash

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime

Lapsi.al 10 November 2025
Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë

Në buxhetin 2026, qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, të cilat do të shpërndahen në fusha të ndryshme, në bazë projektesh konkrete.

Kjo shumë do të përdoret për projekte specifike që lidhen me reformat strukturore dhe zhvillimin ekonomik. Fondi prej 6.8 miliardë lekësh është pjesë e fondeve që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes një pakete të përgjithshme prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat Shqipëria pritet të përfitojë rreth 922 milionë euro deri në vitin 2027.

Fondet nga Plani i Rritjes përbëjnë më pak se 4% të totalit të investimeve publike 179.6 miliardë lekë të parashikuara në buxhetin 2026.

Kjo peshë modeste tregon se, për momentin, financimet europiane të përfshira në buxhet janë ende në fazat e para të aktivizimit, ndërkohë që pjesa më e madhe e burimeve të BE-së mbetet e lidhur me ecurinë e reformave dhe me procesin e përgatitjes së projekteve që duhet të jenë në përputhje me kërkesat e Komisionit Europian.

Mbështetja financiare e BE-së do të shpërndahet në disa vite dhe do të kushtëzohet me përparimin në zbatimin e reformave ekonomike dhe institucionale, duke u fokusuar kryesisht në rritjen e konkurrueshmërisë, përmirësimin e klimës së biznesit dhe përafrimin me tregun e përbashkët europian.

Nëse reformat për të cilat Shqipëria është angazhuar do të ecin me ritmin e kërkuar nga Komisioni Europian, përfshirë përmirësimin e administratës publike dhe zbatimin e reformave në sektorin e energjisë, vendi pritet të tërheqë pjesën më të madhe të fondeve deri në fund të vitit 2027.

Shqipëria deri më tani ka përfituar shumë pak fonde nga plani i rritjes, për shkak se mekanizmi funksionon sipas parimit “reformë kundrejt financimit”, që do të thotë se disbursimet kryhen vetëm pasi vendi ka zbatuar reformat e dakordësuara në fusha si konkurrueshmëria, administrata publike, energjia dhe sundimi i ligjit. Shqipëria ndodhet ende në fazën e zbatimit të këtyre reformave dhe një pjesë e tyre nuk ka përfunduar plotësisht.

Gjithashtu, procesi i përgatitjes dhe miratimit të projekteve për financim kërkon kohë dhe kapacitete të forta administrative.

Shpesh, institucionet shqiptare kanë vështirësi në përgatitjen e projekteve që plotësojnë standardet e BE-së, si për analizën e kostos dhe përfitimit, ashtu edhe për garantimin e transparencës në prokurim dhe zbatimin teknik. Këto vonesa kanë bërë që fondet e mundshme të mos përfshihen menjëherë në planifikimin buxhetor vjetor.

Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor është një nismë e re ekonomike dhe politike që synon të përshpejtojë afrimin e vendeve të rajonit me tregun e përbashkët europian dhe me standardet e BE-së.

Ai u prezantua nga Komisioni Europian në fund të vitit 2023 dhe mbulon periudhën 2024–2027, duke kombinuar mbështetjen financiare me një program reformash strukturore që duhet të zbatohen nga çdo vend përfitues.

Plani ka një vlerë totale prej 6 miliardë eurosh, të cilat do të ndahen ndërmjet gjashtë vendeve të rajonit – Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI