View this post on Instagram
Rrëfimi i CR7
“Çfarë ka ajo që e bën kaq të veçantë për ty?”, e pyet miku i tij Piers. Ronaldo përgjigjet hapur, pa rrotulla: “Ka shumë cilësi që i dua, besoj se është unike në mënyrën si kujdeset për mua, gjë shumë e rëndësishme. Kujdeset për familjen, kujdeset për shtëpinë, që kërkon shumë punë. Nëse ajo do të dëshironte ndryshe, unë nuk kam ndërmend të merrem me këto gjëra. Burrat nuk mund të merren me to, sinqerisht.”Lexo më tej: Gjëja më e shtrenjtë që ka blerë C. Ronaldo, kushton 50 milionë: “Kam nevojë për të”
Ronaldo vazhdon të lavdërojë 31-vjeçaren argjentinase, duke shpjeguar se edhe familja e tij është shumë e lumtur: “Ajo është e veçantë për mua, sepse përveç cilësive të saj, trupit të bukur dhe gjithçkaje tjetër që më pëlqen, është një person që më kupton dhe kujdeset për mua dhe për familjen time. Kjo është ajo që kërkoj. Është diçka që, mendoj, është e mirë për gjithë familjen time — edhe për nënën, vëllanë, motrat e mia. Mendoj se janë të gjithë të lumtur, sepse shohin që tani jam i fejuar.”Sa i përket datës së dasmës, e vetmja gjë e sigurt është se Georgina do të duhet të presë edhe pak për të dëgjuar “po”-në zyrtare të Ronaldos: “Një datë ende s’kemi, por kemi planifikuar të martohemi pas Botërorit… me trofeun,” – thotë Cristiano me shaka (por jo krejtësisht) mbi mundësitë e Portugalisë për ta fituar atë. “Nuk kemi menduar ende për vendin, sepse ajo nuk është person që i pëlqejnë festat e mëdha. Nuk i pëlqejnë, i pëlqen intimiteti. Prandaj do t’i respektoj zgjedhjet e saj.”"No soy un tipo romántico... ¡pero soy romántico a mi manera!" Ronaldo da un relato detallado de su propuesta de matrimonio a Georgina Rodríguez, que sucedió con la ayuda de sus hijas. Ver más ? pic.twitter.com/DekoHGl2Ox
— Alicanuchi (@Alicanuch) November 4, 2025