Flash

Brunilda Mersini fiton zgjedhjet e Bashkisë së Vlorës

Lapsi.al 10 November 2025
Brunilda Mersini fiton zgjedhjet e Bashkisë së Vlorës

Procesi zgjedhor i 9 nëntorit në Bashkinë e Vlorës ka përfunduar me një fitore të qartë për Brunilda Mersinin, kandidate e Partisë Socialiste të Shqipërisë, e cila është shpallur zyrtarisht Kryetarja e re e Bashkisë së Vlorës. Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar të gjitha 231 qendrat e votimit, ku Mersini ka siguruar 15,672 vota, që përfaqësojnë 78.44% të totalit.

Në vend të dytë është renditur Dionis Anesti Sota, kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita, me 2,333 vota (11.68%), ndërsa Gjergji Nikë Nika, gjithashtu kandidat i pavarur, ka marrë 1,975 vota (9.88%).

Me një avantazh prej 13,339 votash ndaj Dionis Sotës dhe 13,697 votash ndaj Gjergji Nikës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI