Flash

"La vita e Bela" për mediat e Tiranës

Lapsi.al 10 November 2025
"La vita e Bela" për mediat e Tiranës

Nëse dikush do të merrte mundimin të hartonte një manual për të zbuluar se cilat janë mediat që e kanë nxjerrë në treg profesionin e tyre do ta kishte shumë të lehtë të bazohej vetëm në dy raste: mënyrën si ato janë sjellë, fillimisht me problemet që ka pasur Erion Veliaj e tani së fundi, Belinda Balluku, në raport me drejtësinë.

Edhe i pari edhe kjo e fundit kanë si karakteristikë të përbashkët një heshtje përkëdhelëse të pjesës më të madhe të televizioneve dhe faqeve online ndaj tyre.

Fillimisht, kur u zbulua skandali i drejtorëve të 5D, askush nuk bëri emision mbrëmjeje, madje as nuk e raportoi lajmin. E njëjta situatë u përsërit edhe kur u mor vesh se Belinda Balluku do kapërcente derën e SPAK-ut. Ndonëse të gjithë e dinin vendimin e pakthyeshëm, pjesa më e madhe fshiheshin pas gishtit deri sa doli komunikata e marrjes si e pandehur të zv/kryeministres. 

SMS në Signal/ Si e kontrolloi tenderin 189 milion euro Belinda Balluku

Po ashtu edhe faza e ndërmjetme, ajo nga parakalimi i parë i Veliajt tek dera e prokurorisë së posaçme e deri tek prangosja e tij, ngjan si dy pika uji me atë që po ndodh tani me Ballukun. Në vend që të flasin për dosjen, akuzat, dyshimet për abuzim apo qoftë edhe për kundërshtimet që ka rreth tyre, një pjesë e madhe e ekraneve i paraqisnin ata në takime zyrtare me Ramën, në aktivitete ndërkombëtare, për të krijuar iluzionin e rremë të normalitetit. Sot të njëjtat media që tentojnë ta varrosin dosjen e Belës propogandojnë me tituj të mëdhej një udhëtim të saj me tren në Zvicër, një takim ndërkombatar në Athinë, një aktivitet të përbashkët me kryeminisitrin.

Në një mjedis normal do të duhej të ndodhte krejt e kundërta. Të gjitha faktet e dala duhej të kalonin në sitën e pushtetit të katërt. Do duhej të analizohej se si është e mundur që numri dy i qeverisë, ka qenë prezente në çdo hap të manipulimit të një tenderi, se si ajo kontrollon anullimin, rritjen marramendëse të shumës me 50 milionë euro, përzgjedhjen e fituesve, hilen e futjes së një konkurenti sa për letra fallco e më pas tërheqjen "de facto" të tij.

Së fundi, BIRN (lexo linkun poshte) ka publikuar një investigim ku vihet në pikpyetje siguria e punimeve në tunelin e Llogorasë, që nëse rezulton i vërtetë, mund të prodhojë një skenar të ngjashëm me atë të shembjes së strehës së statcionit të trenit në Novi Sad të Serbisë, i cili gjithashtu duhet të prodhonte një debat mes atyre që kanë fakte alarmuese dhe të tjerëve që japin garanci se gjithshka është OK.

Dosja Balluku/ Zbulohet një tjetër manipulim me tunelin e Llogarasë

Pra, thënë këtë, askush nuk pretendon se Belinda Ballukut do duhej ti mungonte mbrojtja dhe angazhimi i atyre që rreshtohen në favor të saj. Për sa kohë ajo ende prezumohet e pafajshme do të qe normale që të kishte gazetarë dhe media që do të paraqesinin versionin e saj.

Por këtu nuk po ndodh kjo, në vend të një diskutimi demokratik, me pro dhe kundër, Belinda ka vendosur të blejë heshtjen. Pikërisht pranimi i këtij kushti përbën njollën më të errët të një pjese të madhe të mediave tona. Duke zgjedhur me vullnet të lirë, që të transmetojë pamje të Veliajt duke inaguruar një shkollë, ndërkohë që atij i ishin vënë prangat, apo Ballukun në një tren shpejtësie, ndërkohë që asaj i kishte mbërritur thirrja për në SPAK, ato vetëm sa ulërasin në sy të ndjekësve se nuk janë shtëpi informimi, po kioska shitblerjeje. Ato dëshmojnë se deri në ç'pikë ka degraduar besueshmeria e pushtetit të katërt në vend.

Veliaj vs Balluku/ Hiqen si rivalë, por zhvasin njësoj

Por sa do e zymtë apo e trishtë të duket kjo situatë, ashtu siç ndodh me thellimin e ç'do të keqeje, ajo prodhon vetvetiu edhe efektin e kundërt. Ky fenomen absurd shërben për të mprehur shqisat e publikut për të lexuar përmes të pathënave dhe asaj që i fshihet.

Tuneli Llogarasë/ Si “hakmarrja” e Ahmetajt përgatiti prangat për Ballukun

Nga mënyra se si mediat po sillen me Belinda Ballukun mund të nxirren dy konkuzione të thjeshta. E para, se ajo ndihet e fajshme prandaj po tenton të blejë shtrenjtë heshtjen. Dhe tjetra për të zbuluar më lehtë ato TV dhe gazeta online që e kanë shndërruar në pazar misionin e tyre.

©Lapsi.al  

 

   

 

 

Të këshilluara

Figura që rriten në mungesë

Dy janë momentet kur kuptohet nëse figura e një politikani do rritet apo do rrudhet në histori. Momenti i parë është kur ai largohet nga skena politike, ndërsa ...

16:53

Kur Bela kërkon shpëtim nga Veliaj

Edi Rama ka nxituar të interpretojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për qëndrimin në detyrë të Erion Veliajt, jo si një akt që mbron të zgjedhurit lokalë nga ar...

16:53

Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë 

Fatos Nanos është ndarë përfundimisht nga jeta pas një lëngimi të gjatë, duke iu nënshtruar edhe vdekjes fizike, pasi kishte zgjedhur, me vullnet të plotë, atë ...

17:04

Ç'mund të kish bërë Rama për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me Serbinë: “Sipas meje, Kosova duhet ta har...

08:53

Behgjet Pacolli, një miliarder i trembur

Biznesmeni kosovar, një nga tre katër shqiptarët më të pasur në botë, është vënë ditët e fundit në qëndër të vëmendjes për një sërë statusesh në Facebook, ku bi...

16:17

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI