Flash

Abuzimi me burimet publike në zgjedhje/ Gonzato: Duhet reformë

Lapsi.al 10 November 2025
Abuzimi me burimet publike në zgjedhje/ Gonzato: Duhet reformë

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë Silvio Gonzato ka deklaruar se është e nevojshme një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse. Gjatë fjalës së tij në edicionin e 10-të të Shkollës së Integrimit Europian, Gonzato ka theksuar se duhet reformimi i administratës publike pas konstatimeve të raportit përfundimtar të OSBE ODHIR. Gonzato duke cituar raportin e OSBE/ODHIR tha se ka mungesë të një fushe të barabartë loje për shkak të abuzimit me burimet publike.

"Nuk shoh një lidhje të drejtpërdrejtë. E dini që OSBE/ODIHR thekson mungesën e një fushe të barabartë loje për shkak të abuzimit me burimet publike dhe strukturat publike gjatë fushatës. Siç e kam thënë shpesh, kemi nevojë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe fakti që parlamenti ka rënë dakord për ngritjen e një komisioni. Nuk do jetë vetëm çështje e reformimit të ligjit zgjedhor, por një çështje e të parit të mjedisit, faktorëve që ndikojnë në zhvillimin e zgjedhjeve. Administrate publike është një çështje shumë më e gjerë dhe ka të bëjë më garantimin që nëpunësit civil të ngrihen në detyrë, është një proces shumë më i gjerë. Është diçka që ka të bëjë e ofrimin e perspektivës për karrierë," tha Gonzato.

Të këshilluara

REL: Zgjedhjet në Kosovë pa fitues absolut

Rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për garat me balotazh në 18 komuna të Kosovës, të mbajtura më 9 nëntor, krijuan n...

10:59

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI