Flash

Pjesëmarrja skandaloze në votimet e 5 bashkive, më e ulëta në historinë e zgjedhjeve

Lapsi.al 9 November 2025
Pjesëmarrja skandaloze në votimet e 5 bashkive, më e ulëta

Kjo e 9 nëntorit është pjesëmarrja më e ulët e regjistruar ndonjëherë në një proces zgjedhor në Shqipëri.

Nga 334.539 qytetarë me të drejtë vote në pesë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore të kësaj të diele, vetëm 46.696 votuan, ose rreth 18.45 për qind e trupës elektorale.

Rekordin negativ e mbajti Vlora, me vetëm 12.54 për qind të pjesëmarrjes, e ndjekur nga Berati me 19.98 për qind, Cërriku me 25 për qind, Tepelena me 34.63 për qind dhe Mati, që ishte bashkia më aktive, me 39.36 për qind.

Në këto zgjedhje garuan 13 kandidatë për pesë bashki, ndërsa qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën në 18:00, duke mbyllur një proces që, në shifra, tregoi një mungesë të thellë besimi për kandidatët.

Rënia e pjesëmarrjes duket se është shenjë e konsumimit të sistemit politik dhe e lodhjes së qytetarëve nga rituali i përsëritur i një gare pa garë.

Socialistët hynë në këto zgjedhje me një vetëbesim të plotë, të bindur se fitorja ishte e garantuar, dhe për këtë arsye u angazhuan minimalisht, pa fushatë reale dhe pa ndonjë përpjekje për të zgjuar interesin e elektoratit.

Opozita, nga ana tjetër, e shmangu bojkotin formal, por mbajti një qëndrim ambig, duke mbështetur kandidatë të pavarur, si një mënyrë për t'u përfaqësuar në fletën e votimit. Kjo strategji u pasua me një mungesë të theksuar motivimi, ndërkohë që në terren nuk u pa një fushatë reale.

Në njërën anë votuesit opozitarë nuk donin të mbështesnin një proces që e konsiderojnë farsë, por as nuk kishin një alternativë reale për t'u përfaqësuar.

Pjesëmarrja e ulët e votuesve duket se do të ndikojë direkt në legjitimitetin e kryetarëve të bashkive që do të qeverisin, do të firmosin buxhete dhe projekte, por askush nuk mund të thotë me bindje se përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve.

Për pasojë, më shumë se për emrat fitues të bashkive, zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit do të kujtohen si dëshmi e një shoqërie që ka humbur besimin se vota ka fuqinë të bëjë ndryshimin./Lapsi.al

Kandidatët

1- Bashkia Vlorë

Brunlida Mersini PS

Dionis Sota i pavarur, mbështetet nga PD

Gjergji Nika i pavarur

2- Bashkia Berat

Ervin Ceca PS

Pavlo Shkarpa i pavarur, mbështetet nga PD

3-Bashkia Tepelenë

Gabriel Guma i pavarur, mbështetet nga PD

Gramoz Sako PS

4- Bashkia Mat

Altin Bojni PS

Eduard Brahilika i pavarur, mbështetet nga PD

Suzana Pasha e pavarur

5- Bashkia Cërrik

Florenc Doka PS

Eligert Hima Shqipëria Bëhet

Amarildo Hoxha i pavarur, mbështetet nga PD

Të këshilluara

Ana e errët e pushtetit të Zelenskit

Ndërsa Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës pothuajse katër vjet më parë, Volodymyr Kudrytskyi, atëherë kreu i kompanisë shtetërore të e...

18:22

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI