Flash

Tirana nuk shihet me sy, Vora e fundos më keq: Nuhiu, humbja e dytë në dy ndeshje

Lapsi.al 8 November 2025
Tirana nuk shihet me sy, Vora e fundos më keq: Nuhiu, humbja e dytë

Vora shpejton të koleksionojë pikë shpëtimi dhe shemb për të dytën herë (në po kaq ndeshje) Tiranën, që zhytet në abis. Arjan Bellaj udhëheq ekipin e tij larg zonës së ftohtë të klasifikimit, në ujëra të qetë, me një fitore me vlerë të dyfishtë, duke qenë se e arriti kundër një skuadre të zonës së ftohtë. Tirana është në kaos të plotë, me trajnerin e tretë të këtij sezoni që merr humbjen e dytë në dy ndeshje në detyre. 2-0 imponohet Vora në Selman Stërmasi me golat e Bardhit e Kasallës me penallti.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores, Tirana sheh realitetin në sy: kundër skuadrës që merr pjesë për herë të parë në Superiore pëson humbjen e dytë dhe e maturoi atë që në pjesën e parë. Në fakt, skuadra e Bellaj i shënoi të dy golat në pjesën e parë, duke mbyllur llogaritë e një ndeshje në të cilën kryeqytetasit shpresonin të merrnin një frymëmarrje oksigjeni. Në minutën e 12’ Bardhi bëri cfarë donte me mbrojtësit bardheblu dhe goditja e tij ishte e pakapshme për Tafas. Në minutën e 33’ pastaj erdhi episodi I penalltisë, të cilin Kasalla e shndërroi në 2-0.

[video width="714" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/11/690f42bbba678.mp4"][/video]

Lexo më tej: Maksuti dënon Bylis, Flamurtari merr fitoren e dytë: Moriero i lë fundin Tiranës

Në fraksionin e dytë të lojës, bardheblutë ishin më ngulmues, por pa u shfaqur thuajse asnjëherë të rrezikshëm para Ruçit. Ndaj në fund Vora mori tre pikë të merituara, ndërsa Tirana humbjen e katërt radhazi në një sezon që po rezulton gjithnjë e më shumë historik për të gjithë arsyet e gabuara për bardheblutë. Kështu, “bardheblutë” mbeten të fundit me 6 pikë. Në krahun tjetër, me 14 pikë të grumbulluara, Vora ngjitet në vendin e 6-të në tabelën e renditjes së Superiores.

[video width="714" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/11/690f47adc0c08.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI