Flash

“I mësojmë si luhet futbolli”, Daja thumbon, Martini ironizon: “Dinamo Durrës City”

Lapsi.al 8 November 2025
“I mësojmë si luhet futbolli”, Daja thumbon, Martini

“Rivaliteti ngaqë vitin e fundit kemi qenë superiorë ndaj Vllaznisë. Vllaznia ka kënaqësi kur luan ndaj Dinamos, mëson si luhet futbolli, tani në fushat e futbollit, jo në tribuna”. Ilir Daja thumbon kolegun rival Martinin dhe ndez edhe më shumë debatet mes tyre, pas humbjes 1-0 të Dinamos në Loro Borici.

Tekniku megjithatë shpjegon përse nuk arriti skuadra e tij të fitojë përballë kuqebluve: “Na mungoi finalizimi – tha Daja -. Kemi pasur shumë raste, ky është futbolli. Besoj se kemi qenë shumë më lart. U thashë futbollistëve që bënë shumë mirë. Të mbash Vllaznisë 75 minuta në gjysmëfushën e saj është një mrekulli. Akoma nuk ishim futur në lojë, në fillim. Përvec 10-15 minutave të para, e gjithë ndeshja foli për ne”.

MARTINI: “KJO DINAMO DURRËS CITY ËSHTË MË E FORTË”

Edi Martini pas gjestit plateal në fitoren e arritur, nuk ndali provokimet ndaj rivalëve. “Ritmi i kampionatit ndikon te emocionet. Kundër Dinamos së Durrës City, nuk është njësoj si Dinamos së dikurshme. Kjo Dinamo Durrës City është më e fortë. Vjet s’kam qenë pjesë e Vllaznisë, por ne kemi dalë në vend të dytë, ata në të tretin, njerëzit nuk e dinë se çfarë thonë”.

Lexo më tej: Martini “profet”, Vllaznia më e fortë se Dinamo: "skuqen" Sinani e Daja, futet policia

Pastaj tekniku u ndal te ndjesitë që kishte për këtë ndeshje, një ditë pasi kishte ndezur debatet me deklaratat e tij: “I kërkova djemve të mi që ta fitonin këtë ndeshje patjetër. Gjendja s’ka qenë e mirë. Kastrati ka pasur probleme. Kjo ndeshje ishte për të marrë pikë. Sot nuk luajtëm ne, luajti Dinamo më mirë, por fituam, kjo më pëlqen. Kërkova nga të dy sulmuesit që të sulmonin fort”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI