Flash

"Vjen jo se luan 10 ndeshje me Real": Sylvinho zbulon kriterin pse lë jashtë Mehmetin

Lapsi.al 7 November 2025
"Vjen jo se luan 10 ndeshje me Real": Sylvinho zbulon kriterin pse

Tekniku i Kombëtares Sylvinho ka dalë përpara gazetarëve për të shpjeguar zgjedhjet e tij të fundit për kualifikueset e Botërorit 2026. Braziliani është shënjestruar edhe njëherë për lënien jashtë listës së Anis Mehmetit, Mujës apo Muçit, duke besuar në emra që nuk është se po lulëzojnë në skuadrat e tyre, përkundrazi. Por tekniku ka dribluar me aftësinë e dikurshme në fushë: "Bajrami ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me ne, por prej 3 vitesh, kush është golashënuesi më i mirë i yni? Është zoti Bajrami me 7 gola, pra duhet të shënojmë dhe shoh listën e them 7 gola. Pastaj Asani 6, Manaj 4. Përtej kësaj, Bajrami më jep besim kur del në fushë. E vërtetë që nuk jam i kënaqur, as unë e as ai që nuk po luan, por unë duhet të arsyetoj rreth këtyre numrave”.

Andorra e komplikuar

Në Andorra duhet një fitore, do të ishte siguria e një vendi të dytë në grup, gjithnjë nëse Serbia nuk shkon të fitojë në Angli. Nuk do të jetë e lehtë, po as e pamundur, pavarësisht se Sylvinho e sheh të komplikuar: “Unë e respektoj shumë Andorrën, herën e fundit kanë barazuar në miqësore me Letoninë, kanë humbur në shtëpi me Serbinë por që i mbajtën në barazim për një pjesë. Janë ekip që nuk dorëzohen. Nuk pësojnë 4-5-6 gola nga Anglia, unë e di dhe lojtarët e dinë që është një ndeshje e vështirë, luajnë me zemër e shpirt, mbrohen 90 minuta, bëjnë 100%. Nuk do të jetë e thjeshtë për të fituar".

Lexo më tej: Sylvinho thërret 25 lojtarë, por jo Mehmetin e Muçin: lista kundër Andorrës e Anglisë

Nëse merret forma e lojtarëve potencialë, atëherë Berisha, Mehmeti, apo edhe Muja do të ishin pjesë, duke marrë vendin e lojtarëve që pothuaj nuk luajnë kurrë. Por Sylvinho ndjek një tjetër kriter: “Kriteri ynë ka qenë gjithmonë se vjen jo sepse luan 10 ndeshje me Realin, apo se nuk luan me ekip tjetër. Vjen sepse ne na intereson dhe përgjigjet. Dy muaj më parë Manaj ishte i kryqëzuar. Pas 97 ditësh, pas penalltisë së humbur me Serbinë në shtëpi, u quajt një lojtar që nuk vlente për kombëtaren, nuk bënte. Por Manaj duhet, u bë hero. Nuk ishte as i dobët dhe as hero, është një lojtar që po bën mirë dhe përfaqëson fanellën tonë, si shumë lojtarë të tjerë".

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI