Flash

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Rrëfimi i Pacollit/ Aeroporti skandali tjetër i tenderit të Ballukut

Lapsi.al 7 November 2025
Rrëfimi i Pacollit/ Aeroporti skandali tjetër i tenderit të

Në mënyrë identike sikurse akuzohet nga SPAK për manipulimin e tenderit të tunelit të Llogarasë, ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku duket se ka vepruar edhe për atë të aeroportit të Vlorës.

Një rrëfimi i gjatë i biznesmenit milliarder Behgjet Pacolli ka hedhur më shumë dritë për mënyrën se si bëhen "garat" e koncesioneve të mëdha në Shqipëri, ku personat dhe kompanitë paracaktohen paraprakisht. Pacolli ka rrëfyer për Fevziun, në Opinion, se kur ai vendosi të konkurronte për aeroportin e Vlorës, e mori në telefon një i njohuri i tij, pronari i kompanisë turke YDA Group që e njoftoi se bashkë me të do të futej edhe ai. "Ai më tha se e kishin njoftuar nga presidenca turke se duhej të merrin pjesë në këtë garë", tregoi Pacolli.

SMS në Signal/ Si e kontrolloi tenderin 189 milion euro Belinda Balluku

Ashtu sikurse dihet YDA Group, u fut në tendër vetëm për të plotësuar kriterin e një firme që kishte eksperiencë në punime të tilla që ishte një kusht për të marrë pjesë në konkurim. Por sapo puna u krye turqit u larguan duke arkëtuar sipas Pacollit 3 milionë euro vetëm se kishin dhënë letrat.

Me sa duket ministrja Balluku kishte një marëveshje sekrete me ta sepse kur përfaqësuesi i YDA dhe Pacolli shkuan për takim në zyrën e saj, ajo as i adresoi fjalën biznesmenit kosovar. Ajo foli vetëm me turkun dhe e detyroi Pacollin të largohej nga takimi e të dilte jashtë. Pse i takoi Balluku fituesit para garës? Ç'kishte per ti thëne ajo palës turke?

Këto insinuata nuk përbëjnë të vetmin dyshim. Njësoj si në tenderin e tunelit të Llogarasë aty përmendet emri i Erdoganit. Te tuneli, Balluku ka transferuar një mesazh, të kapur më pad nga SPAK, ku kompania turke Interkar ASL pretendon se është "e perferuruara e presidentit". Në të dyja rastet turqit futen në tender vetërm formalisht pa bërë asnjë punë. Në të dyja rastet ata largohen me miliona të pamerituara që "nuk dihet" pse i kanë përfituar.    

Pra ngjashmëritë janë shumë të forta. Ndonëse, në intervistën për Fevziun Pacolli e mohoi të ketë dhënë ryshfet dhe hodhi poshtë aludimet e bëra se ikja e turqve lidhej me ndonjë skemë korruptive. "As Rama as Balluku nuk është marrë me %-t e aksioneve....Edi Rama nuk më ka pyetur kurrë për aksionet, e vetmja gjë që më ka kërkuar ishte nëse aeroporti mund të inagurohej para zgjedhjeve" tregoi ai, duke shtuar se ky afat qe i pamundur të arrihej. 

Bushati: Behgjet Pacolli, një miliarder i trembur

Por Behgjet Pacolli as nuk u pyet, as nuk u përgjigj, vetëm për një gjë. Si është e mundur që ai bashke më turqit e YDA Group u bënë fitues të një "gare" të manipuluar e cila gjithashtu ka përfunduar në SPAK me akuzën e "shkeljes së barazisë në tendera" njësoj si për tunelin e Llogarasë.

Rrëfimi i Pacollit/ Si më fyeu Balluku në zyrën e saj në takimin me turqit

Në tenderin e shpallur në fund të 2020-ës ka pasur një varg shkeljesh. Fillimisht ishte kërkuar që të ndërtohej një aeroport për 10 milionë pasagjerë dhe me dy kulla kontrolli. Që fituesit të ishin ata që u paracaktuan, katër ditë para garës, kapaciteti u zbrit në 2 milionë dhe kullat përfunduan në një. 

Për më tepër kompania tjetër konkurente, britanikja AL-DE, ndonëse me kushte shumë më të favorshme për interesin publik, u skualifikua nga gara me justifikimin banal se nuk kishte dorëzuar dokumentacionin e plotë. Britanikët e AL-DE Corporation LTD e denoncuan garën e paregullt dhe për këtë çështje SPAK ka njoftuar se ka hapur hetim, për shpërdorim detyre, favorizim të palëve të caktuara dhe shkelje të pabarazisë në tendera.

Investigimi/ Si e kaloi Rama aeroportin e Vlorës në duart e Pacollit dhe miqve të Erdogan

Por nuk përfundon këtu. Pas marrjes së tenderit fiktiv kompania fituese kishte tre aksionerë: Mabco Construction e Pacollit me 58 për qind, YDA Group, e turqve që kishin ndërtuar edhe spitalin elektoral të Fierit me 40 për qind dhe 2A Group e Valon Ademit me 2 për qind.

YDA Group, siç u tha, ishte përfshirë në koncesion për shkak të përvojës së saj për ndërtimin e aeroportit, pa të cilën nuk mund të justifikohej përmbushja e kritereve të garës. Prandaj ajo u "shpërblye" me 40 për qind të aksioneve.

Po ç'ndodhi? Ndonëse u shpallën fitues, turqit e YDA Group u tërhoqën menjëherë pas përfundimit të procesit duke paguar një shumë qesharake, 4200 euro për 40%-shin e tyre. Në fakt, sipas rrëfimit të fundit të Pacollit ata u larguan me 3 milionë euro ndërkohë që kishin kërkuar 5 milionë.

Investigimi i BIRN/ Largimi i çuditshëm i kompanisë turke nga Aeroporti i Vlorës

Që këtu autoritetet shtetërore duhet të ndiznin sinjalin e kuq të alarmit sepse ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat detyron që përpara ndryshimit të çdo aksioneri në kontratat koncesionare, duhet marrë fillimisht miratimi i Autoritetit Kontraktor dhe Ministrisë së Financave. A e bënë këtë gjë? Natyrisht që jo. A dëshmon kjo se ishin palë në organizimin e një gare fiktive me një kompani turke të futur vetëm për letra? Natyrisht që po. Këtë e vërteton fakti se shitja e 40% të aksioneve që kaluan nga turqit tek Pacolli, në dhjetor të vitit 2022 (pikerisht ato aksione për të cilat po bëhet sherri i sotëm), është miratuar nga titullari i Autoritetit Kontraktor, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministrja e Financave! 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI