Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka rikthyer përkohësisht në fuqi një vendim të administratës Trump që kërkon që pasaportat amerikane të pasqyrojnë gjininë biologjike të caktuar në lindje, duke ndërprerë për momentin mundësinë që individët të vetëpërcaktojnë gjininë në dokumentet zyrtare.
Gjyqtarët vendosën të enjten, 6 vota pro dhe 3 kundër, se Departamenti i Shtetit mund të kërkojë që pasaportat amerikane të pasqyrojnë seksin e shënuar në certifikatën e lindjes së mbajtësit dhe mund të ndalojnë lëshimin e pasaportave me një identifikues seksi ‘X’, që nënkupton një identitet gjinor të paspecifikuar, të zbatuar nga administrata Biden në vitin 2022.
“Shfaqja e seksit të mbajtësve të pasaportave në lindje nuk i shkel më shumë parimet e mbrojtjes së barabartë sesa shfaqja e vendit të tyre të lindjes – në të dyja rastet, Qeveria thjesht po dëshmon një fakt historik pa i nënshtruar askujt një trajtimi të ndryshëm”, tha gjykata e lartë në një urdhër të pafirmosur që gjithashtu sugjeroi se vendimi i administratës meritonte respekt sepse mbartte “implikime në çështjet e jashtme”.
Duke mospajtuar me kolegët e saj liberalë, gjyqtarja Ketanji Brown Jackson tha se administrata nuk arriti të tregonte se përballej me ndonjë dëm nga një vonesë në zbatimin e politikës, ndërsa amerikanët transgjinorë që e kundërshtuan atë paraqitën prova se kjo mund t’u shkaktonte atyre dëm të vërtetë gjatë udhëtimit.