Flash

Cissé bën sikur është goditur nga arbitri: bëhet protagonist i një simulimi surreal

Lapsi.al 7 November 2025
Cissé bën sikur është goditur nga arbitri: bëhet

Me raundin klasik të ndeshjeve të së enjtes mbyllet java europiane. Në mbrëmjen e djeshme u luajtën të gjitha ndeshjet e Europa League dhe Conference League. Në fushë zbritën 72 ekipe që luftojnë për kualifikimin në raundin e ardhshëm. Njëra prej tyre është KuPS, skuadër finlandeze me qendër në qytetin Kuopio, që aktualisht kryeson kampionatin finlandez. Vendasit fituan me rezultatin 3-1 ndaj Slovan Bratislava në Conference, por ajo që ka bërë më shumë bujë është simulimi i pabesueshëm i Ibrahim Cissé.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, ish-lojtar i Nancy dhe Nice, ka inskenuar një simulim tërësisht surreal. Pas një përplasjeje mes një shoku të tij të skuadrës dhe një kundërshtari, Cissé, i tërbuar, u hodh kokë më kokë ndaj autorit të atij faulli të rëndë, duke tentuar të marrë drejtësinë në duart e veta. Në atë moment ndërhyri arbitri, i cili, duke u përpjekur t’i ndante dhe i vuri dorën në gjoks Cissé. Por lojtari, pa ndonjë arsye të dukshme, u hodh në tokë duke vënë duart në fytyrë, duke simuluar sikur ishte goditur në fytyrë nga arbitri.

Cissé në tokë me duart në fytyrë pas goditjes së supozuar nga arbitri

Ndoshta kemi të bëjmë me njërin prej simulimeve më të bujshme në historinë e futbollit. Futbollisti i lindur në vitin 1999 nga Bregu i Fildishtë u rrëzua në tokë pasi arbitri grek Vergetis e kishte prekur lehtë në gjoks. Pasi u ngrit në këmbë, arbitri e priti qetësisht, pa pasur nevojë që në fushë të hynin mjekët për t’i ardhur në ndihmë. Simulimi ishte i qartë për të gjithë, dhe për këtë arsye gjyqtari nuk mund të bënte gjë tjetër veçse ta ndëshkonte me karton të verdhë. Cissé reagoi menjëherë, pasi nuk e priste atë sanksion.

Mbrojtësi i skuadrës finlandeze hapi sytë i habitur nga vendimi që po merrte arbitri ndaj tij. Megjithatë kartoni i verdhë ishte i pashmangshëm, jo aq për simulimin, sesa për gjestin dhe qëndrimin provokues ndaj kundërshtarit. Mbetet megjithatë për t’u kuptuar pse Cissé vendosi të inskenonte një goditje në fytyrë të marrë nga arbitri. Ndoshta nga instinkti, ose sepse priste një reagim nga kundërshtari që nuk ndodhi. Gjithsesi, ky mbetet një nga simulimet më absurde të viteve të fundit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI