Flash

TV amerikan tronditet nga sherri mes Juric e Lookman: “Nëse i vë duart, ka mbaruar”

Lapsi.al 6 November 2025
TV amerikan tronditet nga sherri mes Juric e Lookman: “Nëse i vë
Një skenë që i la të gjithë pa fjalë. Në “Velodrome”, gjatë fitores 1-0 të Atalantës në Champions League kundër Marseille, Ivan Juric humbi toruan me Ademola Lookman menjëherë pasi e kishte thirrur në stol. Sulmuesi nigerian, sapo ishte zëvendësuar pas një goli të anuluar dhe dukshëm i mërzitur, teksa po shkonte të ulej në pankinë, i tha disa fjalë trajnerit. Në atë moment, tekniku kroat e kapi për krahu dhe e përballoi me ton të ashpër. Vetëm ndërhyrja e disa anëtarëve të stafit të Atalantës e pengoi që grindja të përshkallëzohej. Lookman, i mbajtur nga të tjerët dhe ende i tronditur, arriti në pankinë ndërsa Juric vazhdonte ta qortonte. Kamerat regjistruan gjithçka, duke e bërë episodin viral brenda pak minutash. Në konferencën për shtyp, Juric u përpoq ta minimizonte ngjarjen: “Janë gjëra që ndodhin çdo të diel, lojtari nuk ishte i kënaqur me zëvendësimin. Gjithçka zgjidhet në dhomat e zhveshjes.” Por pamjet tregojnë diçka tjetër, dhe tensioni mes të dyve duket larg së qenit i mbyllur.

TV amerikan i ashpër me Juric

Skena tronditi edhe televizionin amerikan, i cili e komentoi ashpër ngjarjen në programin CBS Sports Golazo. Ish-sulmuesi i Watford, Troy Deeney, ishte kategorik: “Kur prek fizikisht dikë, në atë moment unë dhe ti nuk mund të flasim më. Nuk ka asgjë që mund të thuash sot, nesër apo javën tjetër për të më bërë të harroj që ma ke bërë këtë para të gjithëve.” Një gjykim i prerë, i ndarë edhe nga ish-mesfushori Nigel Reo-Coker, i cili akuzoi Juric për kalimin e një vije të pakalueshme: “Ti, si trajner, nuk mund ta bësh këtë, çfarëdo që të jetë thënë. Je një menaxher në Champions League dhe ndeshja transmetohet në gjithë botën. Kur prek fizikisht një lojtar, ke humbur.” Në studiot e CBS, gjesti i teknikut kroat u cilësua “i papranueshëm” dhe “shkatërrimtar për grupin”, një veprim që minon autoritetin e trajnerit më shumë se çdo fjalë. Edhe ish-futbollisti amerikan Mike Grella kërkoi publikisht që kroati duhet të kërkojë falje ndaj Lookman, i shpallur Lojtari Afrikan i Vitit 2024, për të shmangur që përçarja të bëhet e parikuperueshme.

E ardhmja e Lookman tani është në pikëpyetje

Episodi rihap edhe çështjen e pakënaqësisë së Lookman në Bergamo. Verën e kaluar, sulmuesi kishte kërkuar largimin pas ofertës së refuzuar nga Inter, duke folur për “premtime të pambajtura”. Kontakti fizik me Juric duket se ka thyer përfundimisht raportin. Ndërsa klubi përpiqet ta minimizojë ngjarjen, pamjet vazhdojnë të qarkullojnë mes Italisë, Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara. Për komentuesit përtej oqeanit, gjesti i Juric përfaqëson “një vijë të kuqe të kaluar”, një episod që mund të shënojë fundin e marrëdhënies mes trajnerit dhe një prej simboleve të Atalantës evropiane dhe, ndoshta, edhe mes “Hyjneshës” dhe futbollistit të saj.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI