Flash

Kentaki shpall gjendje të jashtëzakonshme pas rrëzimit të një avioni mallrash

Lapsi.al 6 November 2025
Kentaki shpall gjendje të jashtëzakonshme pas rrëzimit të

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë shtet amerikan, pasi një avion mallrash i UPS-it u rrëzua pak pasi u nis nga aeroporti në Luisvill, duke vrarë të paktën nëntë persona. Pak pas nisjes nga aeroporti, avioni u përfshi nga flakët dhe më pas u rrëzua, duke shkatërruar dy biznese që gjendeshin afër aeroportit dhe duke shkaktuar vonesa në operacionet e kësaj kompanie të transportimit të mallrave.

Beshear u tha gazetarëve se pret që numri i viktimave të rritet, pas aksidentit që ndodhi të martën. Avioni u rrëzua pranë një zone industriale, duke goditur një kompani të naftës. Beshear tha se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ndihmojë në përgjigjen e shtetit për aksidentin, duke lejuar që në vendngjarje të dërgohen “më shpejt burime”.

Avioni i mallrave i llojit MD-11, i prodhuar para 34 vjetësh u përfshi nga flakët dhe hetuesit nga Bordi Kombëtar amerikan për Sigurinë e Transportit pritet që të japin detaje pse ndodhi ky aksident. Fluturakja, sipas kompanisë UPS, kishte tre anëtarë të ekuipazhit dhe sipas zyrtarëve amerikanë asnjëri nga ta nuk i mbijetoi aksidentit.

Rreth 200 zjarrfikës dhe personel të emergjencës, si dhe 50 kamionë, u thirrën të martën për të luftuar flakët e shkaktuara nga rrëzimi i avionit. Megjithatë, guvernatori Beshear tha se një qendër e konventave që ndodhet afër, një restorant dhe një fabrikë e Ford Motor Co nuk janë prekur nga zjarri.

Zyrtarët thanë se 11 persona u dërguan nëpër spitale të martën, ndërsa një zyrtar qeveritar i tha agjencisë Reuters se të paktën 10 persona të tjerë konsiderohen të zhdukur. Beshear tha se dy persona janë në gjendje kritike.

Aeroporti ndërkombëtar i Luisvillit u rihap për trafik ajror të mërkurën, megjithatë pista ku ndodhi aksidenti pritet të mbetet e mbyllur për edhe 10 ditë, sipas zyrtarëve. UPS tha se ka ndaluar disa operacione pas kësaj ngjarjeje.

Prodhimi i avionit MD-11 u ndal në vitin 2000 dhe shërbimi për pasagjerë zyrtarisht përfundoi më 2014. Për operacionet për transportin e mallrave, rreth 50 avionë MD-11 operohen nga FedEx dhe UPS në mbarë botën, ndërkaq edhe dy avionë të tjerë të këtij lloji vazhdojnë të përdoren. GE Aerospace, që prodhon motorët e avionit, tha se ka ofruar mbështetje për UPS dhe për autoritetet amerikane.

Fluturakja me tre motorë ishte mbushur me karburant që do t’i zgjaste për fluturimin e planifikuar prej tetë orësh e gjysmë për në Honolulu. Ky ishte avioni i parë i mallrave i UPS-it që është rrëzuar që nga gushti i vitit 2013, kur një avion Airbus u përplas teksa po tentonte të ateronte në aeroportin ndërkombëtar të Birmingham, Alabama, duke vrarë të gjithë anëtarët e ekuipazhit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat prite...

07:29

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI