Flash

DW: Çështja Veliaj, precedent i pazakontë në Gjykatën Kushtetuese

Lapsi.al 6 November 2025
DW: Çështja Veliaj, precedent i pazakontë në Gjykatën

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i marrë më 3 nëntor, i dha fund ngërçit institucional duke vendosur t’i kthejë kompetencat kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Me këtë vendim, zgjedhjet e shpallura për Tiranën për datën 9 nëntor nuk do të zhvillohen dhe Veliaj mbetet në detyrë deri në përfundim të mandatit të tij.

Përplasja testoi funksionimin e shtetit të së drejtës

Kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt të këtij viti, ndërsa procesi i shkarkimit të tij krijoi një përplasje mes institucioneve më të larta të shtetit. Juristi Jordan Daci, profesor i asociuar, e cilëson rastin si një precedent të pazakontë në historinë kushtetuese të vendit, rast për të cilin u bë e domosdoshme ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese për të korrigjuar veprime të gabuara nga disa institucione njëherësh.

“Sfida më e madhe kushtetuese u shkaktua nga pakujdesia e Presidentit të Republikës dhe më pas nga vendimmarrja e Këshillit të Ministrave”- thotë Daci për DW. “Nëse Gjykata nuk do të kishte pezulluar zbatimin e vendimit, Shqipëria do të përballej me dështim të plotë kushtetues.”

Precedent i pazakontë

Rasti përbën një precedent të pazakontë edhe sepse, për herë të parë, në një çështje të tillë para Gjykatës Kushtetuese mori pjesë një person në paraburgim. Po ashtu u zbatua për herë të parë neni 62 i Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore, i cili parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku që mungon për tre muaj rresht. Por, sipas Dacit, ky nen “u interpretua në mënyrë të gabuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën”, e cila në nenin 115 përcakton qartë se shkarkimi mund të bëhet vetëm për “shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjit”.

Gjykata Kushtetuese vlerësoi se mungesa fizike e kryebashkiakut, nëse nuk është rezultat i vullnetit të tij, nuk mund të konsiderohet shkak për shkarkim. “Pavarësisht se çfarë parashikon ligji për vetëqeverisjen vendore, asgjë nuk përbën shkelje të rëndë, nëse nuk cilësohet si e tillë nga vetë Kushtetuta”- shpjegon Daci. “Ose ligji duhet shpallur jokushtetues, ose duhet interpretuar në përputhje me Kushtetutën, siç bëri Gjykata” – shton ai.

Pasojat në administrimin e Bashkisë

Bashkia e Tiranës, ku jeton rreth një e treta e popullsisë së Shqipërisë dhe ku përqendrohen shumica e shërbimeve publike, është njësia më e madhe vendore e vendit. Për muaj me radhë ajo është drejtuar në mungesë të kryetarit nga katër nënkryetarë të rinj, të emëruar më 31 korrik pas dorëheqjes së ekipit të mëparshëm. Emërimet u zyrtarizuan në kuadër të një “rifreskimi të drejtimit vendor” të kërkuar nga kryeministri Edi Rama, në një periudhë kur Erion Veliaj ndodhej në paraburgim.

Sipas juristit Jordan Daci, kjo mënyrë funksionimi ka qenë jokushtetuese pasi “nënkryetari mund të zgjidhet vetëm nga kryetari, jo në bazë të delegimit”. “Kjo është kompetencë e padelegueshme” – shpjegon juristi për DW. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që i kthen Veliajt kompetencat e plota, sipas Dacit, i jep fund një periudhe të zgjatur paqartësie në drejtimin e saj.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.DW

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat prite...

07:29

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI