Flash

56 vitesh në këtë post, presidenti i Kamerunit betohet për mandatin e tetë radhazi

Lapsi.al 6 November 2025
56 vitesh në këtë post, presidenti i Kamerunit betohet për

Presidenti 92-vjeçar i Kamerunit, Paul Biya, është zotuar të rivendosë rendin në vend, i cili është tronditur nga dhuna pas zgjedhjeve, ndërsa u betua për një mandat të tetë radhazi, deri në vitin 2032, kur do të jetë 99 vjeç. Sipas rezultateve përfundimtare, Biya fitoi 54% të votave, krahasuar me 35% për Issa Chiroma Bakari, i cili nga ana e tij akuzoi autoritetet për mashtrim.

Shpallja e rezultateve, siç raportohet nga BBC, çoi në protesta të përgjakshme në të gjithë vendin, me të paktën 14 të vdekur dhe më shumë se 1,200 të arrestuar, sipas Komisionit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut. Organe të tjera kanë paraqitur një numër shumë më të lartë të vdekjeve.

Në fjalimin e tij të inaugurimit, presidenti më i vjetër në botë shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e protestave dhe fajësoi për trazirat ata që i quajti "politikanë të papërgjegjshëm". Pas akuzave për mashtrim gjatë zgjedhjeve të tetorit, Biya e përshkroi procesin zgjedhor si të kënaqshëm dhe vlerësoi autoritetin zgjedhor.

Në inaugurimin e tij në parlamentin e vendit në Yaounde, Biya falënderoi forcat e sigurisë për shtypjen e protestave , por nuk iu referua akuzave për forcë të tepruar. Në vend të kësaj, ai u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me të për të ndërtuar një vend "të bashkuar, të qëndrueshëm dhe të begatë".

92-vjeçari premtoi të prioritizonte çështjet që prekin gratë dhe të rinjtë dhe u zotua të luftonte korrupsionin dhe problemet e sigurisë. Biya mori pushtetin në nëntor 1982, pas dorëheqjes së Presidentit Ahmadou Ahijo. Kritikët e tij thonë se ai e ka qeverisur vendin me grusht të hekurt që atëherë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI