Një moment aspak etik ka ndodhur në fund të konferencës së kryeministrit Edi Rama me ambasadorin Silvio Gonzato.
Por gazetarët që janë lejuar të bëjnë pyetje në konferencë, kanë qenë me përzgjedhje të vetë Kryeministrit Rama. Kjo pasi në momentin që gazetarja Ambrozia Meta ka kërkuar që të marrë fjalën, kryeministri Rama e ka mbyllur konferencën dhe ia ka lenë pyetjen në mes.