Flash

Mbrëmje surprizash në Champions: Pafos fitore historike, Qarabag ndal Chelsea

Lapsi.al 5 November 2025
Mbrëmje surprizash në Champions: Pafos fitore historike, Qarabag ndal

Ndeshjet e para të së mërkurës në Champions League na japin dy rezultate absolutisht të papritura. Pafos bën historinë në shtëpi dhe mund 1-0 Villarreal, duke arritur fitoren e tij të pare në kompeticion: heroi është Luckassen, autor i golit në minutën e 47’. Befasues është edhe barazimi i Qarabag, që ndal Chelsea në 2-2: nuk mjaftojnë golat e Estevao dhe Garnacho për “Blues”, të cilët ndalen në Baku. Plot shtatë pikë për azerët pas katër ndeshjeve.

QARABAG-CHELSEA 2-2

Vazhdon rrugëtimi i madh i Qarabagut në Champions League, që ngjitet në kuotën e 7 pikëve pas katër javësh: është 2-2 me Chelsean, që i arrin azerët falë golit të Garnacho. Që në minutat e para skuadra vendase është shumë e rrezikshme, sulmon lart dhe ndërton kundërsulme interesante, por janë anglezët që kalojnë të parët në avantazh. Merita i takon Estevao, i cili kthehet në këmbën e tij të preferuar dhe mposht portierin në minutën e 16’. Nga ai moment Chelsea duket se frymëzohet nga teknika e tij, por Qarabag reagon fort: Duran godet shtyllën dhe, në topin e kthyer, Leandro Andrade shënon 1-1 në minutën e 28’. Yafarguliyev prek edhe golin e avantazhit për Qarabagun, që vjen në minutën e 38’: Hato shkakton penallti dhe Jankovic e kthen në gol për përmbysjen e pabesueshme të vendasve.

“Blues” pësojnë goditjen psikologjike dhe reagojnë vetëm në pjesën e dytë, kur Garnacho shënon golin e barazimit në minutën e 53’. Duket si hyrje drejt përmbysjes fituese për skuadrën e teknikut Maresca, por azerët reagojnë me forcë dhe nuk dalin kurrë nga loja. Addai i afrohet golit të fitores për Qarabagun, që rrezikon shumë në një goditje të Enzo Fernandez. Në fund vjen gjithsesi një pikë për secilën skuadër, dhe të dyja ecin përpara, në mënyrë të pabesueshme, me pikë të barabarta: shtatë për Chelsea dhe shtatë për azerët, të cilët marrin edhe shpërblimin prej 38 mijë eurosh të premtuar nga presidenti i tyre në rast barazimi ose fitoreje.

PAFOS-VILLARREAL 1-0

Edhe më befasues është rezultati që vjen nga Qipro, ku Pafos mposhti befasisht një Villarreal shumë zhgënjyes. Që në minutat e para të ndeshjes, “Nëndetësja e Verdhë” ia la kontrollin e lojës vendasve dhe mbyllet në mbrojtje për të goditur në kundërsulm. Një strategji që kishte funksionuar kundër Juventus, në pikën e vetme që kishte marrë Villarreal në katër ndeshje, por që nuk funksionon në tokën qipriote. Pafos tregohet në nivel dhe, aksion pas aksioni, merr guxim. Kështu lind edhe goli i avantazhit, që vjen pas një goditjeje standarde: goditje këndi e ekzekutuar në mënyrë të përkryer, goditje me kokë e Luckassen, dhe është 1-0 për Pafos.

Villarreal hidhet i tëri përpara në kërkim të golit, por është tepër vonë. Me disa momente rreziku, qipriotët arrijnë të marrin tre pikët dhe të sigurojnë fitoren e parë historike në Champions League. Pafos ngjitet kështu në kuotën e pesë pikëve, ndërsa Villarreal pëson një disfatë të rëndë, duke mbetur tek ai barazim me Juven: që prej asaj ndeshjeje, vetëm humbje.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI