Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Kërcënuan të riun për 30 mijë euro borxh/ Tre vëllezërit me precedentë penalë

Lapsi.al 5 November 2025
Kërcënuan të riun për 30 mijë euro borxh/ Tre

Detaje të reja vijojnë dalin nga operacioni “Pretendimi”, ku një ditë më parë u arrestua Ersi Cekani. Bëhet me dije se komisariatit nr. 4 po vijon kërkimet për vëllain e Cekanit, i cili së bashku me dy vëllezërit e tij kërcënuan një të ri, duke pretenduar se u ka një borxh prej 30 mijë eurosh marrë në Spanjë.

Hetimet nisën pas denoncimit të 29-vjeçarit që deklaroi se ishte kërcënuar nga familjarët Cekani për një borxh të pashlyer. I riu ka thënë se Ersi Cekani dhe dy vëllezërit e tij Arben dhe Ardi Cekani, ky i fundit ndodhet ende në kërkim, e kanë kanosur prej kohësh duke pretenduar se ai u detyrohet për shumën 30 mijë euro.

Sakaq, në vijim të hetimeve, policia po verifikon burimin e të ardhurave të familjes Cekani. Nga të dhënat paraprake, rezulton se Ersi Cekani i ka dërguar mesazhe kërcënuese të riut, duke i thënë se do ta vriste nëse nuk i shlyente borxhin. Gjithashtu ai ka ndjekur dhe fotografuar banesën e të riut si formë presioni.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malor...

07:20

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI