Cristiano Ronaldo tells Piers Morgan he doesn't know how many cars he owns: "Serious, I don't count!" ? https://t.co/tL9iaAjcNS@piersmorgan | @cristiano pic.twitter.com/qdMazMdcTK
— Piers Morgan Uncensored (@PiersUncensored) November 4, 2025
Cristiano Ronaldo e pasioni për makinat luksoze
Ashtu si shumë futbollistë të tjerë, edhe portugezi pëlqen të koleksionojë automjetet e kompanive më prestigjioze në botë. Shpesh në rrjete sociale ka ndarë imazhe ku pozohet pranë “xhevahirëve” të tij, por në të vërtetë nuk ka asnjë ide sa prej tyre zotëron. Koleksioni i tij është shpërndarë nëpër botë, në banesat e tij të ndryshme, dhe Cristiano Ronaldo nuk është marrë kurrë mundimin t’i numërojë: “Sa makina kam? Betohem që nuk e di. Kam humbur numërimin. Nuk i numëroj. I koleksionoj. Mendoj se janë 40 ose 41 ndoshta. Kam shumë makina, por nuk i ngas të gjitha. Disa prej tyre janë në Portugali, të tjera në Angli, të tjera në Spanjë, të tjera në Itali. Kështu që nuk e di saktësisht sa makina kam!”. Koleksioni i tij duhet të përfshijë rreth 41 makina, por CR7 nuk do të vinte dorën në zjarr për atë numër. Ai merret vetëm me përzgjedhjen e modeleve më të bukura për ta pasuruar garazhin e tij, duke filluar nga Bugatti-t, që janë të preferuarat e tij absolute sepse janë më të fuqishmet. Por në realitet, ai nuk ngas asnjërën prej makinave që blen. Mund të duket e çuditshme, por për Cristiano Ronaldon ato janë thjesht objekte koleksioni për t’u vëzhguar dhe mbajtur në gjendje të mirë: “Por unë nuk i ngas. Thjesht i kontrolloj për të parë nëse janë të pastra dhe në gjendje të mirë, dhe më pas i kthej në garazh.”When Cristiano Ronaldo's partner Georgina surprised him with a new Rolls-Royce for Christmas ❤️ (via georginagio/IG) pic.twitter.com/NaYKOiR3CN
— ESPN FC (@ESPNFC) December 25, 2024