Flash

Trump: S'ka ndihma deri sa demokratët t’i japin fund mbylljes së qeverisë federale

Lapsi.al 4 November 2025
Trump: S'ka ndihma deri sa demokratët t’i japin fund mbylljes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se ndihmat ushqimore për miliona amerikanë të varfër përmes programit SNAP të Departamentit të Bujqësisë, nuk do të ofrohen. Kjo do të ndodhë nëse demokratët e majtë radikalë nuk i japin fund mbylljes së qeverisë federale.

“Përfitimet do të ofrohen vetëm kur demokratët e majtë radikalë të hapin qeverinë, gjë që ata mund ta bëjnë lehtësisht, dhe jo para kësaj", shkroi ai në një postim në platformën Truth Social.

Mediat e huaja shkruajnë se qeveria thotë se nuk ka fonde për të mbuluar programin për shkak të mbylljes. Kjo mbyllje 35-ditore e qeverisë ka bllokuar demokratët dhe republikanët në përpjekjen e tyre për të arritur një marrëveshje për buxhetin.

Një gjyqtar federal në Rhode Island urdhëroi administratën Trump të paguante përfitimet deri të hënën ose të bënte pagesa të pjesshme deri të mërkurën. Kjo duke thënë se përfituesit do të dëmtoheshin në mënyrë të pariparueshme, nëse nuk i merrnin ato në kohë. Qeveria u përgjigj në një padi gjyqësore se do të ndante 450 milionë dollarë të ardhura nga taksat për një program tjetër dhe ndihmat ushqimore për fëmijët e vegjël, por nuk do të siguronte 4 miliardë dollarët e nevojshëm për të financuar SNAP.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI