Flash

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Shqipëria ka numrin më të madh të emigrantëve në raport me popullsinë

Lapsi.al 4 November 2025
Shqipëria ka numrin më të madh të emigrantëve në

Shqipëria kryeson me diferencë të madhe listën e 45 vendeve me përqindjen më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë në vitin 2023.

Sipas vlerësimeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), për çdo një mijë banorë në Shqipëri 22.1 ishin emigrantë në 38 vendet OECD, një tregues që e vendos Shqipërinë shumë përpara vendeve të tjera si Rumania si vendi i dytë me 12.7 emigrante për 1000 banorë, Bullgaria (11.9) apo Kuba (10.6) (shiko grafikun e mëposhtëm).

Ky nivel i lartë emigrimi nënkupton se gati një në çdo 4 shqiptarë ka emigruar jashtë vendit, duke reflektuar përmasat e jashtëzakonshme të lëvizjes demografike që ka prekur vendin tonë gjatë dekadës së fundit.

Shqipëria, ndryshe nga vendet me konflikte apo kriza humanitare, si Siria apo Afganistani, po përjeton një emigracion të motivuar kryesisht nga faktorë ekonomikë dhe socialë të tilla si, mungesa e mundësive në tregun e punës, pagat e ulëta, rritja e kostove të jetesës dhe perceptimi i një të ardhmeje më të mirë jashtë vendit.

Në kontekstin europian, fakti që Shqipëria e tejkalon disa herë mesataren e rajonit dhe të BE-së tregon një boshatisje të vazhdueshme të popullsisë aktive po përkthehet në mungesë fuqie punëtore, plakje të shpejtë të shoqërisë dhe presion mbi sistemet e sigurimeve shoqërore.

Ndërsa vendet fqinje po arrijnë të ngadalësojnë ritmet e emigracionit përmes rritjes ekonomike, Shqipëria vazhdon të humbasë një pjesë të madhe të qytetarëve të saj drejt vendeve të OECD-së, kryesisht Italisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ky tregues e kthen emigracionin në një nga sfidat më të mëdha strukturore të ekonomisë shqiptare, me pasoja të drejtpërdrejta në produktivitet, konsum dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.

Motivi kryesor i emigracionit mbetet niveli i ulët ekonomik. Paga mesatare në Shqipëri është ende shumë më e ulët se në vendet e destinacionit të emigrantëve shqiptarë, veçanërisht në Itali, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse ekonomia ka pasur rritje të qëndrueshme në shifra, kjo nuk është përkthyer në një përmirësim të ndjeshëm të jetesës për shtresat e mesme dhe të ulëta. Çmimet e larta, qiratë e papërballueshme dhe mundësitë e kufizuara për punë të paguara mira kanë shtyrë shumë të rinj dhe profesionistë të kërkojnë një jetë më të qëndrueshme jashtë.

Një faktor tjetër i fortë është mungesa e perspektivës dhe besimit te institucionet. Shumë shqiptarë e shohin emigrimin si mënyrën e vetme për të pasur siguri ekonomike dhe sociale, për shkak të perceptimit të korrupsionit, mungesës së meritokracisë dhe pasigurisë politike. Kjo është veçanërisht e vërtetë për të rinjtë, të cilët ndihen të përjashtuar nga vendimmarrja dhe mundësitë e zhvillimit profesional.

Gjithashtu shpopullimi strukturor lidhet me valët e mëparshme të emigracionit: shqiptarët që kanë emigruar vite më parë, tani po tërheqin familjarë të tjerë përmes bashkimit familjar apo kontratave të punës. Kjo po krijon një efekt zinxhir, ku çdo brez i ri e sheh emigrimin si rrugë të natyrshme jetese.

Nga ana tjetër shërbimet e dobëta publike, sidomos në arsim dhe shëndetësi po bëhet shkak për emigrimin e shumë familjeve të arsimuara, të cilat largohen për tu ofruar fëmijëve të tyre një arsim më cilësor dhe mundësi karriere në tregjet perëndimore.

Nëse këto tendenca vazhdojnë, Shqipëria rrezikon të humbasë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në moshë pune, duke e bërë më të vështirë rritjen ekonomike dhe zhvillimin afatgjatë./Monitor

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI