Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesëmarrës edhe kryeministri Rama

Lapsi.al 4 November 2025
Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel,

Mbahet sot në Bruksel samiti për zgjerimin e BE-së, ku do të mblidhen bashkudhëheqësit e vendeve kandidate për anëtarësim në Union. Punimet pritet të nisin në orën 14:00 deri në 17:00.

Mësohet se në këtë samit do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu, do të jenë kryeministri malazez Milojko Spajiç, ai maqedonas Hristijan Mickoski, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy si dhe ajo moldave Maia Sandu.

Nga Unioni do të jetë Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Samiti i radhës për zgjerimin e Bashkimit Evropian do të shërbejë si një platformë e parë e këtij lloji, ku udhëheqësit e vendeve kandidate do të kenë mundësinë të ndajnë perspektivat e tyre mbi procesin e zgjerimit dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Nga vendosmëria e Ukrainës dhe Moldavisë për t’u integruar në BE, pavarësisht sfidave të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, deri te pritja shumëvjeçare e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim, çdo udhëheqës pritet të sjellë përvojën dhe këndvështrimin e vet kombëtar mbi mënyrën se si perceptohet zgjerimi dhe çfarë pritet në rrugën përpara.

Sa i përket vendit tonë, udhëheqësit evropianë kanë vlerësuar përparimin e arritur gjatë muajve të fundit, duke e renditur atë ndër kandidatët kryesorë për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira, të cilat gradualisht pas mesdite do të v...

07:38

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI