Flash

Përgjimet/ Si e mësoi SPAK që Balluku e thërriste Ramën "palloshi i gjatë"

Lapsi.al 4 November 2025
Përgjimet/ Si e mësoi SPAK që Balluku e thërriste Ramën

Ditët e fundit që kur doli lajmi se Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, shumë eksponentë të opozitës, duke përfshirë Sali Berishën po i kujtojnë me ironi faktin që me vartësit e vet, ajo e etiketonte shefin si "palloshi i gjatë". Kjo nuk është në fakt thjesht një nga nofkat që lideri historik i PD-së, në stilin e tij proverbial, u ngjit kundërshtarëve politikë. Lapsi.al ka zbuluar se ky është një togfjalësh që gjendet në dosjen e zv/kryeministres.

Çfarë nuk u pa në TV/ Tensioni mes Ramës dhe Ballukut në varrimin e Nanos

Ashtu sikurse dihet tashmë Balluku ka rënë në çark falë mesazheve që u gjetën në celularin e sekuestruar të ish-vartësit të saj Ervis Berberi, ish drejtor i rrugëve, i burgosur për abuzime në tendera. Ndërmjet të tjerave, në mesazhet që Berberi ruante, madje për t'i pasur të sigurta, i kalonte edhe me screenshot tek celulari i gruas, gjendet edhe një që Belinda i ka shkruar atij.

Tuneli Llogarasë/ Si hakmarrj ae Ahmetajt përgatiti prangat për Ballukun

Ajo i bën me dije se në një orë të caktuar do hynte tek zyra e Ramës, dhe pas 5 minutash që ajo do gjendej aty, ai duhet t'i dërgonte një njoftim në telefon, në mënyrë që të dy të shtireshin sikur po e merrnin vesh aty për një çështje që ata kishin vendosur t'i paraqisnin kryeministrit si surprizë, duke dashur t'ia hedhin atij. Në këtë kontekst Balluku i shkruan Berberit: " Në filan orë do hyj tek Palloshi i gjatë...".

Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

Ndonëse për shkak se nuk ka shkuar ende në gjykatë, nga dosja Balluku ka rrjedhur shumë pak. Publiku nuk është njohur ende me imtësi të saj, siç ka ndodhur me dosje të ngjashme. Prandaj, për këtë arsye, nuk dihet me saktësi se për çfarë teme po komunikonin të dy bashkëbiseduesit, as dhe se pse kjo i ka interesuar hetuesve. Por një gjë është e sigurtë. Ndoshta për t'i çuar sinjal Ramës se nuk duhet të vazhdojë me mbrojtjen e zëvëndëses së tij, prokurorët e kanë lënë qëllimisht këtë info të rrëshqasë.  Vështirë të kuptohet se ç'efekt ka pasur ky 'zbulim" dhe se cila pjesë Ramën e ka prekur më shumë, etiketimi që i bënte Belinda me vartësit apo bashkëpunimi mes tyre në përpjekje për t'ia hedhur atij.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI