Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

Lapsi.al 4 November 2025
Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin

SPAK ka kërkuar dënimin me 5 vite burg për ish-deputetin dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion pasiv në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Prokurori i çështjes, Dritan Prençi kërkoi shpalljen e tij fajtor për korrupsion pasiv në dy raste të veçanta. Nëse gjykata pranon kërkesën e SPAK dhe vendos dënimin me 5 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar do të jetë 3.4 vite burg, ndërsa për 5 vite Bllako nuk do të mund të ushtrojë asnjë funksion publik.

Sipas hetimeve të SPAK, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë rreth 120 mijë euro nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de facto të shoqërisë koncesionare të inceneratorit, për blerjen e një pajisjeje të përdorur në aktivitetin tregtar të babait të tij, një fabrikë birre në Ersekë. Në dosje thuhet gjithashtu se Bllako i ka propozuar Vladimir Bezhanit të vijonte si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, dhe të ofronte konsulencë juridike gjatë periudhës kur po përgatitej procedura e dhënies së koncesionit.

Bllako akuzohet se i ka kërkuar Klodian Zotos që ta punësonte fiktivisht Bezhanin, duke i siguruar një pagë prej 7.5 milionë lekësh të reja. Sipas SPAK, gjatë kohës që Bezhani ishte këshilltar i ministrit Koka, ai ka mbajtur kontakte me Klodian Zoton sipas udhëzimeve të Alqi Bllakos, duke i transmetuar informacione të marra nga Autoriteti Kontraktor.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira, të cilat gradualisht pas mesdite do të v...

07:38

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI