Flash

Champions/ Napoli humb penalltinë, Eintrach e bllokon: Arsenal bën tris në Pragë

Lapsi.al 4 November 2025
Champions/ Napoli humb penalltinë, Eintrach e bllokon: Arsenal bën

Në ditën e katërt të fazës së Champions League, Napoli nuk arrin të shkojë përtej barazimit 0-0 kundër Eintracht Frankfurt. Në një ndeshje të ekuilibruar, në pjesën e parë, pas rrezikut nga kundërsulmi i Bahoya që nuk u shfrytëzua pas rikuperimit ndaj Politano, napolitanët u rritën minutë pas minute duke u bërë disa herë të rrezikshëm. Hojlund dhe Elmas ishin më të frymëzuarit, me danezin që iu afrua golit në dy raste, në minutat e 6’ dhe 21’, i ndalur nga ish-lojtari i Bolonjës, Theate, dhe nga portieri Zetterer, ndërsa maqedonasi ishte një ferr në anën e mbrojtjes gjermane. Edhe Anguissa e provoi dhe, mes rikuperimeve dhe daljeve ofensive, i përveshi mëngët për t’i dhënë një tronditje skuadrës së tij.

Lexo më tej: Juventus qan rastet, Real padron në Champions: Liverpol Bayern e Chelsea të frikshëm

Në pjesën e dytë, napolitanët nisin fort, por nuk arrijnë të çajnë mbrojtjen, madje rrezikojnë në dy raste pas goditjeve të Gotze dhe Kristensen. Në minutën e 68’, McTominay ndalet nga Koch pas një krosimi të shkëlqyer të Elmas, ndërsa pak minuta më vonë është Milinkovic-Savic ai që i mbyll portën Knauff, duke shpëtuar Napolin. Conte përpiqet të ndryshojë diçka duke futur në lojë Neres dhe Lang, por fotografia e ndeshjes mbetet gabimi i McTominay në minutën e 83’, me skocezin që humb mundësinë e artë për 1-0, duke goditur një penallti në lëvizje shumë lart mbi traversë. Në fund, Zetterer shpëton dy herë ndaj Elmas dhe Hojlund, për një barazim që nuk i shërben shumë Napolit në renditje, me skuadrën e Contes që mbetet me të njëjtin numër pikësh me gjermanët në zonën e “playoff”.

SLAVIA PRAGUE 0-3 ARSENAL

Në Pragë praktikisht nuk pati ndeshje, kur Slavia e Arsenal u vunë përballë. Londinezët, në një formë brilante edhe në kampionat, zhbllokuan ndeshjen me një penallti në minutën e 32’. Saka u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e bërë më të thjeshtë ndeshjen për sku7adrën e teknikut Arteta. Çekët u munduan të ekuilibronin lojën, por u goditën sapo nisi pjesa e dytë nga Merino. Spanjolli shënoi edhe golin e tretë në minutën e 68’, duke iu gëzuar dygolëshit personal. Arsenal kryeson renditjen në Champions me pikë të plota pas katër ndeshjeve, ndërsa Slavia është në vendin e 30 me vetëm dy pikë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI