Flash

Trump: Kina dhe Rusia po kryejnë teste bërthamore sekrete

Lapsi.al 3 November 2025
Trump: Kina dhe Rusia po kryejnë teste bërthamore sekrete

Presidenti i SHBA-së, Trump, është shprehur sërish mbi testet e planifikuara të armëve bërthamore të SHBA-së. Ai akuzoi Rusinë dhe Kinën për kryerjen e testeve sekrete, duke argumentuar se SHBA duhet të reagojë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Rusinë dhe Kinën për testimin e armëve bërthamore: “Rusia po bën teste, Kina po bën teste, por ata nuk flasin për këtë”, tha Trump në një intervistë të transmetuar të dielën në CBS. “Ju nuk e dini domosdoshmërisht se ku po bëjnë teste. Ata po bëjnë teste shumë nëntokësore, ku njerëzit nuk e dinë vërtet se çfarë po ndodh me testet”, shtoi Trump. Ai gjithashtu theksoi se testet kryhen edhe në Korenë e Veriut dhe Pakistan.

Për Trump ky është justifikimi për testet amerikane. “Nuk dua të jem i vetmi vend që nuk po kryen teste”, theksoi ai. Të mërkurën, Trump foli publikisht për herë të parë në lidhje me testet e armëve bërthamore amerikane. Në nivel ndërkombëtar, kjo shkaktoi shqetësim dhe konfuzion të madh, pasi Trump ende nuk është shprehur mbi detajet e planeve të tij. Janë ekspertët vetëm ata që kanë spekuluar se çfarë saktësisht mund të përfshijnë testet.

Sekretari i Energjisë Wright: “Asnjë shpërthim bërthamor

Sekretari i Energjisë Chris Wright e trajtoi këtë çështje në televizionin amerikan. “Testet që po diskutojmë janë teste sistemi. Këto nuk janë shpërthime bërthamore”, tha Wright për Fox News. Ai shpjegoi se ata do të testonin sisteme të reja armësh dhe do të shqyrtonin të gjithë përbërësit e tjerë të një arme bërthamore.

Shpërthimet bërthamore, nga ana tjetër, vetëm do të simuloheshin bazuar në të dhënat ekzistuese shkencore. Wright shpjegoi se SHBA-të mund të mbështeteshin në të dhënat nga shpërthimet bërthamore gjatë testeve në vitet 1960, 1970 dhe 1980. “Me shkencën dhe fuqinë tonë kompjuterike, ne mund të simulojmë me saktësi tepër të lartë se çfarë do të ndodhë në një shpërthim bërthamor”, shpjegoi Wright. “Tani po simulojmë kushtet që çuan në një shpërthim të tillë dhe se si një ndryshim në dizajnet e bombave do ta ndikonte atë.”

Testi i fundit bërthamor në vitin 1992

Testi i fundit i armëve bërthamore nga SHBA-ja u zhvillua në vitin 1992 në shtetin amerikan të Nevadës, pas të cilit Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, George H.W. Bush, vendosi një moratorium që e kanë miratuar të gjitha administratat pasuese të SHBA-së. Nën Presidentin Demokrat Bill Clinton, SHBA-të nënshkruan gjithashtu Traktatin Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBT) në vitin 1996, i cili ndalon të gjitha testet shpërthyese në nivel ndërkombëtar. Megjithatë, SHBA-të, ashtu si Kina, nuk e kanë ratifikuar traktatin, si rrjedhojë ai nuk ka hyrë kurrë në fuqi. Rusia e tërhoqi ratifikimin e saj në vitin 2023 nën Presidentin Vladimir Putin – një veprim që u kritikua ashpër nga SHBA-të./DW

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI