Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

“Lojtarët të goditur, mundëm veten”: Nuhiu nuk kupton ç’ndodhi, Josa i tregon gabimet

Lapsi.al 3 November 2025
“Lojtarët të goditur, mundëm veten”: Nuhiu nuk kupton

“Personalisht mendoj që skuadra u mundua me atë idenë që i kam dhënë këto 2-3 ditë ta implementojë në fushë. Kishte momente ku ndoshta ia arriti, por sot mendoj se ndoshta kemi mundur veten në skuadrën tonë sepse ishin gabime individuale që u ndëshkuan”. Ardjan Nuhiu mundohet të shpjegojë një humbje shumë të rëndë, jo sa për nga rezultati, sa nga kundërshtari direkt që triumfoi në shtëpinë e Tiranës së tij. Tekniku i ri i bardhebluve tregon situatën që ka gjetur në klub dhe sfidat që e presin: “Shoh që kam shumë punë, duhet të punoj. Shoh që ka kualitet, por mendoj se do kohë të përmirësohet skuadra, jam munduar që të ngre skuadrën në aspektin psikologjik se lojtarët janë të goditur”.

Nuhiu mundohet të mos e bëjë dramë gabimin flagrant të Dembele, por ajo e kapitenit është simbolika e asaj që po kalon Tirana në këtë moment: “Ideja ishte të ndërtonim, por ja që nuk arritëm. Ishte gabim individual i kapitenit, është normale që të mund të ndodhë. Unë do të kërkoj të luajmë futboll, të kemi mbajtje topi. Mendoj se kemi futbollistët e duhur. Normalisht do kohë, unë pashë atë që u munduam të përcjellim pasi skuadra i dha disa shenja”.

JOSA: “PAMË BOSHLLËQET NË KRAHUN E MAJTË”

Mirel Josa, trajneri i Bylis, i gëzohet pikëve të marra në transfertë, ndaj një kundërshtari direkt: “Pikët janë gjëja kryesore, qetësojnë një skuadër. Kemi thënë nuk ka më ndeshje brenda dhe jashtë. Unë me skuadrën në këtë mënyrë sillem. Kanë ndryshuar ato kohë, duhet të jemi të kujdesshëm që këto pikë të mos na kthehen kundër në javët në vazhdim”.

Lexo më tej: Gafe e Dembele e autogol i Vera: Tirana “mbyt” veten, Nuhiu e katranos ndaj Bylis

Josa pastaj shpjegoi si e ndërtoi fitoren: “E para punës me trajnerin e ri që kishte marrë Tirana, nuk kishim parasysh si do rreshtohej. E pamë me 3 mbrojtësa dhe boshllëqet në krahun e majtë, nuk kishin një mbrojtës që të merrte në 5-3-2 e Tiranës, që kishte pjesën e parë. Aty kishin hapësirat, dëshironte që të shfrytëzonte epërsinë numerike në krahun e djathtë me Verën dhe lojtarin nga Azerbajxhani. Fillimisht nuk u kap mirë nga ne. Mos harrojmë se nga momenti që Tirana do luante topin, ne do i bënim presing sipër. Dhe fusha nuk e lejonte që ta luante topin ashtu si Tirana dëshironte”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI