Flash

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Berisha: Kam nderuar detyrën, sa herë të thirrem do të paraqitem në SPAK

Lapsi.al 3 November 2025
Berisha: Kam nderuar detyrën, sa herë të thirrem do të

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi jashtë SPAK-ut se me çështjen ‘Partizani’ është bërë një piramidë mashtrimesh. Ai tha për gazetarët se do të paraqitet në SPAK, sa herë që të thirret. Berisha pohoi se ka kryer në çdo rast detyrën dhe ka nderuar institucionin që ka drejtuar.

“Në çdo fletë-thirrje që të më vijë, unë paraqitem në SPAK. Kam konceptet e mia unë. Jam i hapur. Siç isha. Ua faktova juve. Këta ndërtuar një piramidë mashtrimi për dosjen Partizani. U tha se toka ishte publike. Ndërkohë në fletoren zyrtare ishte private. Në fletore thuhej se toka nuk ishte e shpronësuar. Sali Berisha nuk kishte firmosur kurrë një vendim me emër. Dhëndri im kishte përfituar vetëm 64 euro. Por a më dëmtoi kjo mua? Jo. Unë jam ky që jam. Më ndihmuam me vettingun. Nxorën se akt korrupsioni pasiv për Berishën, se vajza e tij i ka paguar 1 javë pushime nënës dhe babait të vetë, apo dhe një ndihmë mjekësore. Apo ka ndihmuar 3 fëmijë në nevojë, autikë në qendrën ku punon bashkëshortja ime. Jam i hapur. Në çdo çështje do të dal kështu, siç kam hyrë. Qëndrova si flamur. Nderova detyrën dhe flamurin.”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI