Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjormë të Selenicës.
Bëhet me dije se një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.
i plagosuri është transportuar drejt spitalit të Vlorës, në gjendje të rëndë.
Ai ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm dhe nuk dihet ende kush e ka qëlluar. Sipas banorëve, i plagosuri është nga fshati Levan i Fierit.