Flash

Tërmeti godet Lushnjen

Tërmet në Lushnje. Lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 3.4 rihter dhe është ndier rreth orës 15:56 të kësaj ...

16:29

Euro prek një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun nuk po e ndal rënien as këtë javë dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas ku...

16:16

Breshëri plumbash në Greqi, tre persona të vrarë dhe mbi 10 persona të plagosur

Lapsi.al 1 November 2025
Breshëri plumbash në Greqi, tre persona të vrarë dhe mbi 10

Skena kaosi raportohet se ka ndodhur në fshatin Vorizia të Heraklionit, Greqi, ku si pasojë tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur. Bëhet me dije se të shtënat me armë kanë ndodhur mes dy familjeve, të cilat prej muajsh kanë qenë në konflikt të hapur.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të shumta policore, lufta mes familjeve vijon ende në zonë, ndërsa raportohet se janë hedhur mbi 2,000 plumba. Dëshmitarët thonë se dëgjohen vazhdimisht të shtëna me armë zjarri në zonë. Në mesin e viktimave janë dy gra dhe një burrë, njëra prej grave dyshohet se ka humbur jetën pas një ataku kardiak nga frika, ndërsa njëri nga dy burrat e vrarë është njëri nga autorët që hapi zjarr.

Të plagosurit janë transportuar me ambulanca në Qendrën Shëndetësore Moira dhe Qendrën Shëndetësore Agia Varvara, të cilat po ruhen nga policia për të shmangur incidente të tjera.

Raportohet se banorët e fshatit edhe pse në panik po ndihmojnë në transportimin e të plagosurve, duke përdorur edhe automjete bujqësore për t’i çuar në spital. Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka nisur që prej një viti, ndërsa përleshja e sotme besohet se është hakmarrje për një shpërthim që ndodhi mbrëmë vonë në një ndërtesë në ndërtim në të njëjtin fshat.

E gjitha filloi të premten në mbrëmje, kur në fshat u krijua kaos për shkak të zhurmës shurdhuese të bërë nga shpërthimi, i cili ndodhi në një shtëpi në ndërtim e sipër. Të nesërmen në mëngjes, një grup njerëzish nga një familje e madhe fshatare rrëmbyen armët dhe filluan të qëllonin në shenjë hakmarrjeje.

Forca të forta policore po veprojnë në fshat për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të kontrolluar situatën. Vërehet se masakra të kujton hakmarrjen vdekjeprurëse të vitit 1955, ku brenda vetëm pak orësh, gjashtë banorë të fshatit Riziti humbën jetën, ndërsa 14 të tjerë u plagosën.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI