Flash

Tërmeti godet Lushnjen

Tërmet në Lushnje. Lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 3.4 rihter dhe është ndier rreth orës 15:56 të kësaj ...

16:29

Euro prek një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun nuk po e ndal rënien as këtë javë dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas ku...

16:16

Akuzohet për neglizhencë zyrtare, arrestohet ish-kryetari i Odesës

Lapsi.al 1 November 2025
Akuzohet për neglizhencë zyrtare, arrestohet ish-kryetari i

Një gjykatë në Kiev shqiptoi masën e arrestit shtëpiak për 60 ditë ndaj ish-kryetarit të Odesës, Hennadiy Trukhanov, i akuzuar për neglizhencë zyrtare, disa javë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ia hoqi shtetësinë ukrainase.

Gjykata e Qarkut Peçersk në Kiev e vendosi këtë masë më 31 tetor, duke pranuar kërkesën e prokurorisë, pasi Trukhanov dyshohet për keqmenaxhim gjatë përmbytjeve në Odesë, kur vdiqën disa persona. Ish-deputet i Parlamentit të Ukrainës dhe kryetar i qytetit në Detin e Zi që nga viti 2014, Trukhanov ishte njoftuar disa ditë më parë se dyshohej për moskryerje siç duhet të detyrave zyrtare.

Duke folur përmes video-lidhjes gjatë seancës gjyqësore, Trukhanov e quajti akuzën ndaj tij një “shpërqendrim të planifikuar politik” dhe pretendoi se nuk kishte bërë asgjë gabim. Sipas hetimit, ish-kryetari dështoi të siguronte funksionimin e duhur të sistemit të kullimit të qytetit dhe të informonte banorët për rrezikun e një emergjence më 30 shtator, ditën kur përmbytjet vdekjeprurëse goditën qytetin-port të Odesës.

“Si pasojë e përmbytjeve në një pjesë të qytetit, të shkaktuara nga dështimi i sistemit të kanalizimeve për të përthithur ujin nga rrugët, vdiqën nëntë persona, përfshirë një fëmijë i moshës 9-vjeçare”, tha prokuroria më 29 tetor.

Trukhanov deklaroi se vendimi i autoriteteve për ta trajtuar atë si të dyshuar, ishte “befasi” për të, megjithëse pranoi se problemi me sistemin e kullimit të ujit në Odesë ishte “katastrofik”.

“Zgjidhja e këtij problemi kërkon miliarda investime dhe mbështetje nga Qeveria. Vetëm qyteti asnjëherë nuk mund ta menaxhojë zgjidhjen e këtij problemi”, shtoi ai.

Menjëherë pas tragjedisë më 30 shtator, Trukhanov deklaroi se në qytet kishte pasur reshje shiu brenda shtatë orësh sa gati për dy muaj.

“Asnjë sistem kanalizimi nuk mund të përballojë një ngarkesë të tillë”, shkroi ai në Telegram.

Dy javë pas përmbytjeve në Odesë, Zelensky njoftoi se po ia revokonte shtetësinë ukrainase Trukhanovit, duke u bazuar në raporte të agjencisë kryesore të sigurisë të shtetit që tregonin se ai posedonte pasaportë ruse. Trukhanov ka premtuar se do të ngrehë padi me qëllim që të rimarrë shtetësinë ukrainase. Që një kohë të gjatë, Trukhanov është përballur me akuza se ka shtetësi ruse, që është e paligjshme sipas ligjeve në Ukrainë.

Më herët, disa banorë të Odesës iniciuan një peticion për t’i hequr shtetësinë ukrainase, duke pretenduar se ai po ashtu paguante taksa në Rusi. Megjithatë, jo të gjithë ishin të bindur, duke argumentuar se Trukhanov ishte zgjedhur në mënyrë të drejtë dhe se, me luftën që vazhdon kundër forcave ruse, ka çështje më urgjente për t’u trajtuar./REL

Të këshilluara

10 vite nga reforma territoriale

Malziu, njësi administrative në Bashkinë e Kukësit që nga viti 1990 e deri tani, nuk ka përfituar asnjë investim publik në infrastrukturë, as nga pushteti qendr...

07:22

Ndahet nga jeta Fatos Nano

Ish-kryeministri Fatos Nanos ka ndërruar pas disa ditësh në reanimacion. Nano ndodhej prej rreth 30 ditësh në gjendje kritike shëndetësore dhe në momentet e fun...

14:41

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI