Flash

Tropoja ka ndenjur 11 muaj pa kryetar/ Veliaj: A nuk jemi të barabartë para lighit?

Lapsi.al 31 October 2025
Tropoja ka ndenjur 11 muaj pa kryetar/ Veliaj: A nuk jemi të barabartë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se pse qeveria nuk është shqetësuar kur kruetari i bashkisë së Tropojës ka ndenjur në masë sigurie 11 muaj. Gjatë fjalës së tij në Kushtetuese, Veliaj u shpreh se edhe kryebashkiaku i Tropojës i ka deleguar detyrat e tij, por sipas tij kjo nuk e ka shqetësuar qeverinë. Ndërkohë që më tej theksoi se kjo tregon dy standarde.

“Kjo pyetje do ishte e ndershme nëse do ia bënit edhe kryetarit të Tropojës, prej 11 muajsh, kjo tregon se po bëni diferencim. Sa kohë s’u kanë shqetësuar delegimet e kryetarit të Tropojës, nuk duhet t’u shqetësojnë as delegimet e mia. Duke mbajtur dy standarde nuk po prodhoni drejtësi”, tha Veliaj

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI